Vendimi për Rovena Gashin nëse do të konfirmohet në detyre si prokurore ose jo do të merret në 25 korrik. KPK vendosi këtë afat pas shqyrtimit të dosjes së saj. Rovena Gashi nuk u paraqit në KPK dhe as nuk paraqiti avokat. Në një document prej 27 faqesh ajo argumentoi edhe arsyet se pse duke radhitur edhe shkeljet që sipas saj kishte ndjekur KPK-ja.
Rovena Gashi e ka filluar karrierën në Prokurori në vitin 2004. Ajo ka punuar si prokurore në Tiranë nga viti 2004 deri në vitin 2013, kur u emërua në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gashi e mbajti këtë detyrë deri në fund të dhjetorit 2017, kur kryeprokurorja e re Arta Marku e uli në detyrë. Ndërsa në maj 2018, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj saj dhe bashkëshortit Dritan Gina, të cilët po hetohen për pasurinë e tyre, ndërkohë që Marku i pezulloi të dy nga detyra.
Gashi u bë pjesë e listës prioritare të vetingut, për shkak të kandidimit të saj për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe për Gjykatën e Lartë.
hahahahahaha
nga Juriste ne gansterre ,qi bo mafiozin para Ligjit hejj