Aktualitet

‘Boll jetove’, detaje të reja nga ngjarja makabre në Pogradec








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 07/08/20 |
mapo.al

Kanë dalë në dritë detaje të reja tronditëse nga krimi makabër i ndodhur dje në Pogradec, ku djali 44-vjeçar vrau të ëmën dhe i preu kokën, si dhe plagosi të vëllanë.


Mbesa 15-vjeçare e viktimës ka mundur të dalë nga shtëpia dhe të njoftojë policinë, ndërkohë që i ati i saj,  Olsi Çekiçi po sulmonte me thikë gjyshen, Firdes Çekiçi.


Policia ka shkuar menjëherë në adresën që u ka dhënë vajza dhe ka gjetur autorin e krimit duke tentuar të vrasë të vëllanë, ndëra e ëma ishte e pajetë.


Mësohet se 15-vjeçarja, pasi ka dalë nga shtëpia me një biçikletë, ka gjetur një patrullë policie dhe u ka rrëfyer ngjarjen.


Sipas saj, i ati e ndiqte gjyshen nëpër shtëpi me thikë dhe i thoshte “boll jetove”. Ndërkohë që Olsi Çekiçi mësohet t’i ketë thënë policisë: “Nuk pendohem, kjo do të ndodhte një ditë, amanet vajzën dhe vëllanë.”

Autori i krimit të tmerrshëm ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje në vitin 2013, ndërsa prej vitit 2017 ai ishte kthyer në Shqipëri.

LEXO EDHE;

Horrori në Pogradec, 44-vjeçari që masakroi të ëmën nuk pendohet: Një ditë do ndodhte


Etiketa: ,

Pas