Aktualitet

“Boll se u bë bajat”/ I publikuan video me Atdheun, revoltohet Bora Zemani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 24/09/21 |
mapo.al

Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video, në të cilën Bora Zemani shfaqej krah ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Atdhe Xharavina.






Kjo ngriti dyshimet se dyshja mund të kenë me të vërtetë një lidhje romantike bashkë, pavarësisht se nuk dihej nëse videoja ishte xhiruar gjatë kohës që Atdheu ka qenë pjesë e programit, apo më vonë pas daljes së tij.


Zemani dhe Xharavina shiheshin të ulur pranë njëri-tjetrit, teksa moderatorja konsumonte një cigare.







Pas lajmeve se ata mund të jenë në një lidhje, Bora vendosi që të reagojë me anë të një statusi të publikuar në Instastory-n e saj.



“Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Videoja e ‘kapjes mat’ është hedhur para nja dy muajsh në ‘YouTube’ dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del.

Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme, po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër, ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat”, shkroi Zemani.

Dyshimet se dyshja mund të jenë në një lidhje nisën kur Atdheu tha gjatë një interviste se vajza që i ka pëlqyer më shumë nënës së tij nuk ishte një nga konkurrentet, duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për Borën.

37


Etiketa: , ,

Pas