Sport

“Bomba” e merkatos i thotë “Jo” Barcelonës






               Publikuar në : 22:45 - 18/06/19 |
mapo.al

Mino Raiola ka falënderuar Barcelonën për interesin që ka shfaqur për klientin e tij, Matthijs de Ligt, por iu ka bërë me dije se nuk do të pranojnë ofertën e tyre. Në mbështetje të pozicionit që ka marrë agjenti është edhe vetë mbrojtësi holandez.


Ky është lajmi i fundit që vjen nga Spanja për çështjen “De Ligt”. Ka qenë “Cadena SER” që e ka publikuar këtë informacion, duke theksuar se 19-vjeçari nuk do të vishet katalanas sezonin e ardhshëm.

Paris Saint Germain është në “pole position” për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Ajax, teksa Juventus dhe Bayern Munich mbeten të fortë në garë, po ashtu mundësia për të shkuar tek Manchester United është zbehur.

Ky dështim i katalanasve në merkato pritet të shkaktojë debate dhe zëra të tjerë kundër presidenti Josep Maria Bartomeu, i cili më 6 prill të këtij viti tha se e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e De Ligt, duke nënkuptuar se ishin të sigurt për nënshkrimin me talentin holandez./TeleSport/


Etiketa: ,

Pas