Zaporizhzhia është një shënjestër ndaj forcave ruse.
Zaporizhzhias ka pasur shumë sulme me raketa, ndërsa raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë të plagosur.
Zona është e rëndësishme sepse është një qendër kryesore transporti veçanërisht për hekurudhat. Ajo është shtëpia e industrisë së rëndë duke përfshirë edhe një fabrikë çeliku dhe disa kompani mbrojtëse, si fabrika Motor Sich e cila prodhon motorë për avionë dhe helikopterë , të cilët rusët kanë pretenduar se i kanë goditur.
Ajo gjithashtu është afër vendit të një centrali bërthamor, i cili është më i madhi në Europë, në bregun jugor të lumit Dnieper. Trupat ruse po pushtojnë zonën, ndërsa kanë dërguar edhe ekspertët e tyre bërthamorë për të monitoruar situatën.