Ka udhëtuar nëpër qytetin e Rrëshenit dhe madje ka transportuar fëmijët e tij të vegjël në shkollë, pa e ditur se automjeti kishte qënë një “minë me sahat” e cila mund të shpërthente nga çasti në çast. Ngjarja tejet e rëndë, por famirësisht pa pasoja për jetën, ka ndodhur sot në qytetin e Rrëshenit. Një sasi e madhe ekspozivi, e gatshme për të shpërthyer është montuar fshehurazi në anën e pasme të sediljes së shoferit, në automjetit tip “Benz” të shtetasit Armando Gjini, me banim në qytetin e Rrëshenit.
Vetë drejtuesi i mjetit Armando Gjini ka mundur ta diktojë bombën, ndonëse me shumë vonesë dhe ka njoftuar policinë e cila ka marrë masa të menjëhershme. Në pak kohë kanë ardhur forcat anti-terror nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthimin nën kontroll të mjetit.
Ngjarja
Armando Gjini me banim në qytetin e Rrëshenit, thotë për pamfleti.net se “në mëngjes kam hapur automjetin tim të parkuar në mbrëmje para pallatit, dhe meqenëse ishte ditë shiu, kam marrë fëmijët dhe i kam çuar në shkollë. Pasi kam lënë fëmijët në ambientet e shkollës, jam larguar dhe kam blerë disa gjëra ditore për familjen. Por gjatë kohës që ecja më makinë, më ka bërë përshtypje të çuditshme një send i fortë që më ngacmonte në shpinë, teksa ecja me makinë. Pasi mbërrita në para banesës kam kontrolluar, ku çfar të shikoja. Një sasi e madhe eksplozivi ishte montuar në anën e pasme të sediljes.
Kishin shqyer veshjen e sediljes dhe e kishin futur brenda saj në mënyrë të maskuar, aq sa nuk e kanë vënë re as dhe fëmijët kur i çova në shkollë. I alarmuar kam lajmëruar policinë e cila ka ardhur menjëherë dhe kanë rrethuar makinën time, duke e mbajtur në vëzhgim të rrepte deri kur kanë ardhur forcat anti-terror nga Lezha. Ata nuk kanë pasur mundësi teknike për çmontimin e bombës, por kanë njoftuar Tiranën”.
Forcat anti-terror të Tiranës bëjnë shpërthim të kontrolluar.
Sipas Armando Gjinit, pasi kanë mbërritur forcat speciale nga Tirana kanë lëvizur mjetin në distancë nga pallatet, për të qënë më të sigurtë për ndonjë ngjarje të rëndë. Më pas kanë hedhur një shufër të gjatë me një grep, për të kapur bombën dhe për ta tërhequr jashtë. Por në momentin që e kanë tërhequr, ndonjëse me kujdes, bomba ka shpërthyer menjëherë sapo është prekur. Shperthimi ishte mjaft i fortë, makina u shkatërrua totalisht, madje u dëmtuan edhe xhama të disa pallateve aty afër.
Gjini, nuk ka asnjë problem personal apo familjar.
Armando Gjini shprehet tejet i habitur me këtë sulm ndaj tij, aq sa thotë se mos është ngatërruar shenjestra. Nuk kam anjë problem familjar e as personal. Shpresoj se policia dhe drejtësia do të gjejnë autorët dhe të zbardhin motivin e kësaj ngjarje terroriste, që mund të shkaktonte viktima, ka thene ai.
/Burimi: Pamfleti