Aktualitet

Bora bllokon Rinasin – Parashikohen vonesa për fluturimet sot














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 14/02/21 |
mapo.al

Aeroporti i Rinasit është bllokuar gjatë orëve të natës, për shkak të reshjeve të dendura të borës.





Fluturimet e planifikuara u pezulluan, ndërkohë që disa prej avionëve bënë ulje të detyruar në Bari.


Aeroporti i Rinasit bën me dije se si pasojë e kushteve të njëjta atmosferike, parashikohen vonesa të pacaktuara edhe për fluturimet e ditës së sotme.




“Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00. Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike. Do njoftojmë sërish për çdo ndryshim apo informacion tjetër. Faleminderit për bashkëpunimin”, – thuhet në njoftimin e Tirana International Airport.


1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas