Aktualitet

Bora në Dardhë arrin në 40 cm, mjetet lëvizin me zinxhirë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:53 - 18/11/18 |
mapo.al

Reshjet e dëborës vijonë në qarkun e Korçës. Trashësia e borës në Dardhë raportohet të ketë arritur deri në 40 centimetra. Reshje dëbore ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur në 10 cm.





Rruga e Dardhës aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë në akset e tjera nuk raportohen probleme në këtë qytet.


Kujtojmë se fshati turistik i Dardhës njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësi e dëborës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit. Flokët e parë të dëborës në Korçë filluan dy ditë më parë.




1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas