Aktualitet

Bora Zemani infektohet me koronavirus dhe sqaron të gjithë ndjekësit e saj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:15 - 05/02/21 |
mapo.al

Bora Zemani mungoi dje në emisionin “Për’puthen” për shkak të infektimit me Covid-19. Emisionin e hapi opinionisti Arjan Konomi, i cili lajmëroi se moderatorja ishte infektuar dhe nuk do të shfaqet për disa ditë në ekran. Vendin e saj e zuri Ana Kauri, e cila e kaloi me sukses provën si moderatore. Të gjitha vajzat konkurrente do të provojnë të marrin drejtimin e spektaklit derisa Bora të shërohet plotësisht e të ketë mundësinë t’i rikthehet punës.






Ndërkohë Bora ka reaguar në rrjete sociale pasi lajmi i infektimit u bë publik. Ajo ka postuar në Instagram një foto të saj, por ka treguar se është realizuar disa kohë më parë. Moderatorja është shprehur se është ruajtur shumë për gjithë këto muaj, por nuk i shpëtoi dot infektimit. Ajo ka treguar se është nën kujdesin e duhur dhe se ka nisur menjëherë të marrë ilaçe.


“Faleminderit per gjithe urimet tuaja! Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt. Kujdesuni per veten dhe te afermit tuaj! Shendeti mbi te gjitha! Ps: kjo eshte nje foto e shkrepur me pare dhe nuk ka aspak lidhje me fytyren time ne kete moment. Po ua kursej kete!”, shkruan Bora.





 



View this post on Instagram

 



A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas