Aktualitet

Borchardt takim me deputetët e “Opozitës së Re” (FOTO)







               Publikuar në : 13:42 - 16/07/19 |
mapo.al

Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt është takuar me deputetë të “Opozitës së R”e, nga radhët e Partisë Demokratike. Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Borchardt duket në shoqërinë e deputetëve Arben Zeneli, Korab Lita, Arlind Çaçani, Arben Elezi dhe Halil Jakimi. Takimi është zhvilluar në ambientet e një bar kafeje në kryeqytet.


Mësohet se fokusi i këtij takim ka qenë Reforma Zgjedhore. Ligjvënësit e “Opozitës së Re” kanë kërkuar nga ambasadori Borchardt të nxisë palët që të punohet me reformën. Ata kanë kërkuar edhe ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem i cili afron politikën me qytetarin.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas