Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Është hera e tretë brenda një jave që bordi përcakton çmimin, duke e ulur, rritur dhe duke e ulur sërish, çka nuk po kuptohen se përse duhet të ndodhin këto ndryshime kaq të shpeshta.
Çmimi i naftës është ulur me 6 lekë dhe një litër do të shitet në treg me 223 lekë.
Çmimi i benzinës do të jetë 198 lekë, duke u ulur me 5 lekë.
Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe është 66 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.