Bordi i Transparencës, i cili që prej fillimit të marsit fikson çmimet e shitjes me pakicë e shumicë të karburanteve, ka rritur çmimet e karburanteve një ditë pas protestës.
I mbledhur tre herë brenda tre ditëve, pasi e uli dy herë radhazi çmimin në 48 orët e fundit, sot bordi vendosi që nafta të shitet me 240 lekë/litri, ndërsa benzina me 233 lekë/litri. Gazi do të shitet me 81 lekë/litër.
Bordi i Karburanteve ndryshoi për herë të fundit pasditen e djeshme çmimet e tregtimit të naftës, benzinës dhe gazit. Nafta pësoi një ulje prej 8 lekësh, ndërsa benzina u fiksua me 227 lekë/litri.
Deri dje çmimi i naftës u shit jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i benzinës jo më shumë se 229 lekë/litri.
Bordi i Transparencës në datë 8 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 233 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 221 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.