Aktualitet

Borë dhe ngricë – ARRSH: Ja akset ku duhet të përdorni zinxhirë e goma dimërore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:43 - 15/01/21 |
mapo.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon drejtuesit e mjeteve që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, në rast se do të udhëtojnë në akset  Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, Krujë-Sarisalltik dhe Qafë Priskë-Qafë Mollë.





Njoftimi i Autoritetit Rrugor vjen pas reshjeve intensive të borës gjatë natës në vend, shoqëruar me temperatura të ulëta.


Njoftimi i ARRSH-së:




Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.


-Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.


-Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, vende vende ka ngrica.

-Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas