Boris Johnson u zgjodh kreu i Partisë Konservatore britanike, duke siguruar praktikisht të drejtën për të qeverisur Britaninë e Madhe.
Johnson mundi sekretarin e Jashtëm Jeremy Hunt, duke marrë 92,153 vota përkundrejt 46,656 votave që mori z. Hunt.
Xhonson do të marrë drejtimin e qeverisë nga kryeministrja në largim Theresa May.
Xhonson falenderoi Theresa May duke thënë se ishte “një privilegj për të shërbyer në kabinetin e saj”. Po kështu falenderoi edhe rivalin e tij në garën per liderin e konservatorëve, z. Hunt.
Kryenegociatori i BE për Brexit Michel Barnier përgëzoi Johnson për fitoren, duke thënë se ata do të punonin drejt një dalje të rregullt të Britanisë nga Bashkimi Europian.