Aktualitet

Boris Johnson në spital për teste të reja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:59 - 05/04/20 |
mapo.al

BBC bën të ditur se kryeministri britanik gjendet në spital për analiza të reja, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Mësohet se Johnson është shtruar në spital pas këshillave të mjekut të tij, duke qëne se simptomat, si temperatura e lartë, po vazhdonin.


Mediat britanike bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me masa kujdesi dhe parandalimi dhe nuk flitet për gjendje shqetësuese.


Ende nuk dihet nëse kryeministri britanik do të qendrojë i shtruar apo jo në spital. “Ai vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit. Me këshillën e mjekut të tij, kryeministri sot është pranuar në spital për teste “, tha një zëdhënës.



Më tej, ky i fundit shtoi: Kryeministri falenderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe e nxit publikun që të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë.


Lexo edhe :  Boris Johnson u përgjigjet letrave të fëmijëve: Asnjë kufizim për Santa Clausin

 


 

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas