Britanikët do të mësojnë këtë të martë se cili do të jetë Kryeministri i tyre i ri. Partia Konservatore në pushtet pritet të publikojë sot rreth mesditës fituesin e garës për zëvendësuesin e Theresa May-t. Sipas parashikimeve, favorit kryesor është Boris Johnson.
Ish-Ministri i Jashtëm britanik me shumë gjasë ka marrë më shumë vota se Ministri aktual i Jashtëm, Jeremy Hunt, në balotazhin për kreun e partisë. Fituesi i kësaj gare, do të shpallet të mërkurën zyrtarisht Kryeministër i Britanisë së madhe.
1
Etiketa: Boris Johnson