Aktualitet

Boris Johnson prezanton para britanikëve planin e hapjes: Mund të rikthejmë masat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:50 - 10/05/20 |
mapo.al

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson i është drejtuar popullit të tij për t’i thënë atij sesi do të vazhdohet me masat ndaj koronavirusit.


“Unë kam një plan të qartë për pandeminë, e cila është dhe më e mira për britanikët. Do të shikojmë që të mund të hapim shkollat më datë 1 qershor. Së shpejti do të jetë udhëzime për hapjen e transportit. Së shpejti do të japim edhe udhëzimet për hapjen e dyqaneve. Do rikthejmë masat nëse virusi njeh shpërthime të reja”, tha Johnosn para britanikëve.


Johnson u shpreh se duke nisur nga dita e hënë, ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të inkurajohen që të shkojnë në punë.


Ai shtoi se nga dita e mërkurë njerëzit do të lejohen të bëjnë ushtrime të pakufizuara në natyrë, për sa kohë ata iu përmbahen distancave sociale.


“Ju mund të uleni dhe të shijoni rrezet e diellit. Ju mund të udhëtoni në destinacione të tjera, madje të luani edhe sporte të ndryshme, mirëpo vetëm me anëtarët e familjes suaj”, tha Johnson.


Etiketa: ,

Pas