Aktualitet

Boris Johnson: Vaksina e koronavirusit mund të mos gjendet kurrë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:37 - 12/05/20 |
mapo.al

“Bota nuk ka asnjë garanci se do gjendet një vaksinë për koronavirusin”, u shpreh mbrëmë Boris Johnson, kryeministri i Britanisë.


“Ne mund të jetojmë me këtë sëmundje për një kohë të gjatë pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është në pararojë të përpjekjeve për ta mposhtur atë”, shtoi ai.


Sidoqoftë, këshilltari shkencor kryesor i qeverisë, Sir Patrick Vallance u shpreh më optimist; ai tha se do ishte i befasuar nëse nuk do gjendet një vaksinë.



“Shpresoj, shpresoj, shpresoj se do të arrijmë të kemi një vaksinë që mund të mposhtë virusin. Unë po dëgjoj disa gjëra shumë inkurajuese nga ato që po ndodhin në Oksford për të gjetur një vaksinë”, deklaroi Johnson.


“Por mendoj se kjo nuk është aspak e garantuar. Unë kam të drejtë ta them këtë sepse kanë kaluar 18 vite dhe ne ende nuk kemi një vaksinë për Sars. Ajo që mund t’ju them është se Mbretëria e Bashkuar po bashkëpunon me ndërkombëtarët për të gjetur një vaksinë.”


Kryeministri mendon se ne duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me këtë sëmundje sepse mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Itali/ 700 të vdekur, por nuk ka përkeqësim të situatës

“Ne duhet të bëhemi gjithnjë e më fleksibël, gjithnjë e më të shkathët, ndonjëherë më të zgjuar në mënyrën se si trajtojmë, jo vetëm këtë infeksion, por edhe infeksione potencialisht në të ardhmen”.

Në një deklaratë më herët Johnson u shpreh se qeveria duhej të planifikonjë një “skenar të rastit më të keq”, nëse shkencëtarët nuk arrijnë të gjejnë një vaksinë.

“Është e qartë që e vetmja zgjidhje për koronavirusin është një vaksinë ose trajtim i bazuar në një ilaç. Ne shpresojmë, por shpresa nuk është një plan.”


Etiketa: , ,

Pas