Borusia e Dortmundit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e saj Jurgen Klop dhe drejtorin sportiv Mikael Zork deri në vitin 2016. Kontrata e mëparshme e Klop dhe Zork përfundonte në vitin 2014, por shoqëria i ka ofruar një marrëveshje të re që do t’i lidhin me kampionët e gjermanisë për dy sezonet e ardhshme, siç bën të ditur klubi në faqen zyrtare të internetit. Ndërkohë në një intervistë menaxheri i përgjithshëm i Borusia Dortmund , Hans-Joakim Vacke u shpreh mjaft i kënaqur nga ky rinovim duke thurur elozhe si për teknikun ashtu dhe për Zork.