Borussia Dortmund ka arritur që ta fitojë garën me gjigantët europian dhe të sigurojë shërbimet e talentit norvegjez, Erling Haaland, transmeton Gazeta Metro.
Njëri nga sulmuesit më premtues në botën e futbollit, Erling Haaland, tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e Dortmundit.
🤔 Wer schreibt denn hier schon seine Wünsche für 2020 auf? pic.twitter.com/6rhGmVlMhs
— Borussia Dortmund (@BVB) December 29, 2019
Skuadra gjermane ka konfirmuar trasnferimin e tij dhe 19 vjeçari do t’iu bashkohet atyre që nga muaji janar, kur edhe zyrtarisht hapet afati kalimtar dimëror.
Borussia Dortmund verpflichtet Erling Haaland. #Haaland2024 pic.twitter.com/NOHt7l7bgL
— Borussia Dortmund (@BVB) December 29, 2019
Borussia Dortmund gjithashtu ka njoftuar se sulmuesi norvegjez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.
Kujtojmë që në garë për transferimin e Erling Haaland ishin edhe skuadrat si Manchester United e Juventus, por në fund ai zgjodhi Dortmundin.
Erling Halaand ka shkëlqyer këtë vit te RB Salzburg duke shënuar 28 gola dhe dhuruar 7 asistime në 22 paraqitje të tij në të gjitha garat.