Borxhi dhe lidhja me motrën, ja pse Koçeku vrau Angjelin Shkambin

Artan Koçeku, njeriu që ekzekutoi me 10 plumba Angjelin Shkambin në dhjetor 2017-së dhe i arrestuar dy ditë më parë në Shkodër, kur me vete mbante pa leje një pistoletë, rezulton ta ketë thirrur në takim viktimën dhe më pas e ka qëlluar për vdekje.

Një fakt i tillë evidentohet në dosjen e gjykatës. Koçeku, që sapo kishte dalë me leje nga burgu i Peqinit, i kërkon nëpërmjet “Facebook” takim viktimës Angjelin Shkambi, duke kërkuar që të pinin kafe. Hetimi i prokurorisë zbulon se viktima Shkambi merrej me kultivim të lëndëve narkotike, shpërndante fara hashashi dhe jepte para borxh. Një shumë financiare prej 40 mijë eurosh Angjelin Shkambi ja kishte dhënë Aleksandrit, vëllait të Artan Koçekut dhe ai ende nuk ja kishte kthyer. Por ky nuk ka qënë konflikti i vetëm mes vëllezërve Koçeku dhe Shkambit, pasi, siç del edhe në dosje, Shkambi kishte krijuar një raport intim me motrën e vëllezërve Koçeku, ndërkohë që ishte i fejuar me një vajzë tjetër. Ky ka qënë dhe shkaku kryesor që Koçeku ka arritur të marrë një leje 7-ditore nga burgu i Peqinit, ku vuante dënimin me 8 vite burgim për vjedhje dhe të vrasë mikun e tij me 10 plumba, duke e thirrur vetë në takim.



Biseda në “Facebook” e takimi për kafe

Në telefonin e Angjelin Shkambit rezultojnë komunikime në messenger me Artan Koçekun, pak minuta para se të ketë ndodhur ngjarja. Ata kanë lënë një takim pikërisht në vendin e ngjarjes. Gjatë kqyrjes së telefonit celular të viktimës, në rrjetin social Facebook, në messenger, viktima ka komunikuar me Artan Koçekun dhe konkretisht kanë zhvilluar këtë bisedë:

Artan Koçeku: Loke, a je mir, si ja kalon? Kam dal me leje. Si po ja kalon?

Angjelin Shkambi: Tungjatjeta loke. Si t’kam? Më shkruj kur të kesh kohë e pim noj kafe.

Artan Koçeku: Mir, por marr në tel kur t dal. A je dal hala?

Angjelin Shkambi: Mir loke. Hala s’kam dal.

Artan Koçeku: Mir loke, për 1 orë.

Angjelin Shkambi: Mirë.

Artan Koçeku: Ku po bahna, se jam ka dal me motor, po e la nakun. Asht ka bje, po s’kam me ca dal.

Angjelin Shkambi: Ku të dush ti. Itesh jam tu dal prej shpiet.

Artan Koçeku: Pritëm te lokali te vorret po bahna.

Angjelin Shkambi: Mirë.

Vrasja me 10 plumba tre ishin në kokë

Sipas dosjes së akuzës, më datë 17 dhjetor 2017, rreth orës 11:10, është marrë njoftim në Sallën Operative të Drejtorisë Policisë Shkodër se në vendin e quajtur përpara varrezave në fshatin Stom Golem, të Njësisë Administrative Rrethina, Shkodër, brenda në një automjet është një përson i vrarë. Me marrjen e informacionit, është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka rezultuar se, brenda në automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA 275 BF, i ulur në vendin e shoferit, gjëndej i vrarë me armë zjarri Angjelin Shkambi. Gjatë kqyrjes, konstatohet se xhami i parë i krahut të shoferit është i thyer, viktima është i ulur në sediljen e shoferit dhe dera e parë e pasagjerit është e hapur. Brenda në automjet janë gjendur tri gëzhoja arme zjarri mod.54, kalibri 7.62 mm dhe në krahun e majtë të makinës, jashtë saj është gjetur dhe një gëzhojë tjetër, e njëjtë me tre të parat. Gjithashtu, u gjet dhe një telefon “Iphone 5”, i cili ka rezultuar se ishte i viktimës. Më pas, për shkak të kushteve atmosferike, automjeti u dërgua në ambjentet e Policisë Shkodër për t’u kqyrur në një ambjent të mbyllur. Kufoma e Angjelin Shkambit u dërgua për kqyrje në ambjentet e morgut të Spitalit Rajonal Shkodër, ku, gjatë kqyrjes, u konstatua se kishte dëmtime të shkaktuara nga arma e zjarrit në kokë sipër, në kokë majtas dy dëmtime, të dy plagët janë ngjitur me njëra-tjetrën, me dalje të masës trunore nga jashtë. Tek tëmthi djathtas një dëmtim. Tek supi i djathtë një dëmtim dhe tek gjoksi djathtas dy dëmtime. Në ijen e majtë një dëmtim.

Borxhi 40 mijë € e lidhja intime me motrën e Koçekut

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se viktima, pak minuta para ngjarjes, ka lënë një takim me shtetasin Artan Koçeku, me të cilin ai njihej, takim i fiksuar gjatë kqyrjes së telefonit celular të viktimës nëpërmjet rrjetit social FB në messenger. Motivi i ngjarjes, ndër të tjera, dyshohet të jetë edhe se viktima ka pasur një lidhje intime me motrën e Artan Koçekut. Por motivi kryesor lidhet me një shumë parash rreth 40.000 euro, që viktima ja ka dhënë borxh vëllait të Artanit, Aleksandrit, i cili në kohën e ngjarjes ndodhej në burg. Edhe vetë Artan Koçeku, dy-tri ditë para ngjarjes, kishte marrë një leje shpërblyese nga IEVP Peqin, pasi po vuante atje një dënim për vjedhje me dhunë. Ndërkohë që viktima ka pasur lidhje intime me motrën e Artanit, prej pak kohësh ai ishte fejuar me një vajzë tjetër. Është ushtruar kontroll në banesën e Artan Koçeku, ku nuk janë gjendur sende të kundraligjshme, por Artan Koçeku nuk gjëndej në banesë, pasi ai ishte fshehur, duke u arrestuar vetëm tri ditë më parë nga policia e Shkodrës. Pas kontrolleve të ushtruara, rezultoi se Artan Koçeku është larguar dhe familjarët e tij nuk japin të dhëna në lidhje me vendodhjen. Janë ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Artan Koçeku, Edmond Fusha, Tom Zefi dhe shtetasit Viktor Ndou, por nuk është bërë e mundur gjetja dhe kapja e shtetasit Artan Koçeku dhe gjithashtu nuk është gjetur ndonjë gjë e kundraligjshme.

“Gjakun mos e kërkoni vend tjetër, por tek ne”

Në dobi të hetimeve, është marë në pyetje nga policia e Shkodrës babai i Angjelinit, Zef Shkambi, i cili ka deklaruar sa më sipër, duke shtuar se ditën e hënë, me datë 18 dhjetor 2017, rreth orës 17:00-17:30, në kohën që ka qenë duke pritur njerëzit për vizitë për mortin e djalit të tij, në lokal “Martini”, kanë shkuar 5-6 njerëz të familjes së Artan Koçeku, emrat e të cilëve nuk i kujton dhe janë takuar me ata në prani të djalit të tij të madh, Gjon Shkambi. Pasi i kanë ngushëlluar kanë kërkuar të bisedonin veçmas dhe aty i kanë thënë se i kishte dërguar familja e Artan Koçekut, sipas zakonit, dhe se vrasjen e kishte bërë Artani, por arsyen nuk e dinin. Që gjakun mos ta kërkojnë në vend tjetër, por tek ata. Kanë kërkuar leje për të pirë kafe dhe ata janë lejuar, por nuk kanë pranuar familjen e Artanit. Ata u kanë deklaruar se, në lidhje me motivet e ngjarjes, nuk i dinin motivet, por vetëm se autor ishte Artani. Kjo bisedë ka zgjatur 5 minuta dhe më pas ata janë larguar. Personat e cituar u kanë dërguar fjalë sipas zakonit.

Artan Koçeku

Dëshmia e vëllait të Angjelin Shkambit

Në lidhje me ngjarjen, vëllai i viktimës, Gjon Shkambi, ka deklaruar se “…më datë 17 dhjetor 2017, rreth orës 10:00, kam dalë nga shtëpia ime, që kam në lagjen “Vasil Shanto”, pas Kinemasë, në qytetin Shkodër, së bashku me bashkëshorten time të quajtur A.L. dhe tre fëmijë të mitur dhe, pasi kemi hipur në automjetin tim model Tojota, me ngjyrë jeshile, kemi shkuar tek lodrat e kalamajve, në vendin e quajtur parku “LUANI-A”. Në këtë moment, unë dhe bashkëshortja jemi ulur në tavoline dhe fëmijët kanë qënë duke luajtur dhe, kur kishin kaluar rreth 20 minuta, më ka telefonuar punonjësi i policies, i quajtur Agim Bushgjoka, i cili më ka thënë “…ku je” dhe unë i tregova dhe Agimi më tha “hajde shpejt, se ësht një problem me Angjelinin tek varrezat e Stom Golemit…”. Në këtë moment, kam marrë familjen dhe jam nisur për t’i dërguar tek shtëpia dhe i kam zbritur tek vendi i quajtur “ish-Kryqëzimi i Degës” e më pas jam nisur për në Stom Golem. Pasi shkova në Stom Golem, në rrugën e asfaltuar, pashë se kishte shumë makina policie dhe aty më doli para punonjësi i policisë Agim Bushgjoka e një punonjës policie dhe Almir Shala, të cilët më afruan deri tek automjeti i vëllait tim Angjelinit. Kur u afrova në një distancë rreth 4-5 metra, kam parë se vëllain tim Angjelinin e kishin vrarë. Ai ishte i përkulur dhe i mbështetur me fytyrë në timonin e automjetit”.

I pyetur në lidhje me ngjarjen dhe motivin, ai tha se dyshonte se shkak i vrasjes së vëllait, Angjelinit, mund të ketë qënë ndonjë konflikt për shkak të ndonjë borxhi që mund të ja kenë patur atij persona të tjerë. Me sa ishte ai në dijeni, Angjelinit i ka pas borxh shtetasi Sandër Koçeku, i cili banon rreth 200 metra larg shtëpisë së vëllait, “por në dijenin time ky person është në burg. Gjithashtu vëllai im Angjelini ka pasur një mosmarrëveshje me A. B. dhe me sa kam dijeni ky konflikt ka qënë para rreth një viti e gjysmë, ku me sa më kujtohet konflikti ka qënë për çështje borxhi në lidhje me farën e bimës narkotike cannabis sativa(hashash). Vëllai Angjelini mund të ketë pasur lidhje intime dhe ka kërkuar për t’u martuar me motrën e Sandër Koçekut, Arben Koçekut, Artan Koçekut, pasi pranverën e këtij viti unë kam vënë re tek dhoma e Angjelinit disa foto të motrës së këtyre shtetasve të sipërcituar, të cilës unë nuk ja di emrin. Sandër Koçeku, me sa kam dijeni unë, i ka rreth 40 mijë euro borxh vëllait tim Angjelinit dhe për këtë i vëllai i Sandër (Aleksander) Koçekut, i quajtur Arben Koçeku, i ka thënë vëllait tim Angjelinit “…deri për vit të ri do t’i japim lekët që të kena borxh…”. Dua të sqaroj se, me sa më ka thënë kushëriri im, i quajtur Ndue Kopshtaj, të cilit i kishte thënë Angjelini, i cili kishte takuar Arben Koçekun, se ky i fundit i kishte thënë Angjelinit “…S’e nuk e kemi pritur prej teje…“ lidhjen që ka pas Angjelini me motrën e tyre…”. Sandër Koçeku, i cili banon rreth 200 metër larg shtëpisë së vëllait, por në dijeninë time ky person është në burg”.Shqiptarja.com


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252