Friday, June 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Bosi i drogës bleu te kulla 50 kate’/ Çuçi letër SPAK-ut: Hetoni denoncimin e Bashës

by mapo.al
03/11/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Deklarata e Lulzim Bashës të enjten e kaluar në Parlament, se një bos droge, trafikant kokaine, ka blerë katin e fundit të një prej kullave 50-katëshe në Tiranë, ka vënë në lëvizje autoritetet.

“Është ngritur kulla 50 kate në bashkëpronësi me oligarkët dhe krimin e organizuar me gjithë bosët e narkotikës, gjithë bosët e kokainës. Siç e di ti fare mirë, siç e di edhe unë se kush bos kokaine ka rezervuar çfarë kati tek ndërtesa më e lartë në Shqipëri….” , u shpreh Lulzim Basha të enjten e kaluar në Kuvend, duke iu drejtuar Edi Ramës.

Pas kësaj deklarata, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është drejtuar SPAK-ut me një shkresë, ku kërkon prej tyre të hetojnë denoncimin e Bashës. Çuçi e cilëson deklaratën e Bashës si shumë të rëndë dhe që cenon besimin e publikut te institucionet.

Ministri Çuçi në këtë letër thotë:

“Deklarata e bërë nga ana e z. Basha është deklaratë publike shumë e rëndë, e cila cënon besimin e publikut tek institucionet tona. Referuar legjislacionit në fuqi, përcaktohet se veprat penale të pretenduara në këtë deklaratë, janë pjesë e kompetencës lëndore të institucionit që Ju drejtoni. Në cilësinë e Ministrit të Brendshëm, si dhe në kuadër të misionit tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, më lejoni të përcjell kërkesën për verifikimin e kësaj deklarate dhe zbardhjen e plotë të çështjes”.

Strukturat nën varësinë e institucionit që unë drejtoj thotë ministri Çuçi, mbeten plotësisht në dispozicion të këtij procesi.

“Mbetem shpresëplotë se do të ndërmerrni hapat e nevojshëm për zbardhjen e kësaj çështje, për të përmbushur misionin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për të qenë transparent me publikun dhe partnerët tanë”.

Nëse SPAK do të vihet në lëvizje nga kjo kërkesë e ministrit Bledar Çuçi, me të gjitha gjasat kreut të PD Basha do t’i duhet të ngjisë shkallët e SPAK për të dëshmuar mbi këtë informacion, siç edhe ndodhi kur ai dha detaje për rastin e 3 milion euro të fshehura në makinat Tayota Yaris.

Tags: Bledi ÇuçiLulzim Basha

JU SUGJEROJME

Putini këmbëngul se Rusia nuk shqetësohet nga oferta e Ukrainës për në BE
Bota

Putini këmbëngul se Rusia nuk shqetësohet nga oferta e Ukrainës për në BE

17/06/2022
Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
Bota

Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë

17/06/2022
39-vjeçari gjendet i pajetë në dhomën e një hoteli në Tiranë
Aktualitet

Tronditëse në Tiranë / 47-vjeçarja hidhet nga kati i katërt, ndërron jetë në spital

17/06/2022
Lija e majmunit mbërrin edhe në Serbi, konfirmohet rasti i parë
Bota

Lija e majmunit mbërrin edhe në Serbi, konfirmohet rasti i parë

17/06/2022
Next Post
Vrasja e ish-policit në Laç, merret në pyetje Faik Martinaj

Vrasja e ish-policit në Laç, merret në pyetje Faik Martinaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Putini këmbëngul se Rusia nuk shqetësohet nga oferta e Ukrainës për në BE
  • Meta: Për të krijuar një rrugë evropiane për Ballkanin Perëndimor, kemi nevojë për një udhëheqje euroatlantike
  • Noizy ironizon tre këngëtarët e njohur: .“Mos harroni diçka…trending nuk blihet”
  • Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
  • Beniada tregon arsyen pse u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Itali



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In