Raportohet të jenë lënduar 29 emigrantë pas shpërthimit të një zjarri në kampin “Miral” në veri-perëndim të Bosnje Hercegovinës. Sipas zëdhënësit të policisë rajonale, Ale Sildedic, zjarri u shkaktua nga një ngrohëse, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e Kladusës së madhe.
Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi vitin e kaluar. Vetëm 3,500 prej tyre janë akomoduar në kampe dhe qendra të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër kanë mbetur rrugëve.