Legjenda e futbollit gjerman Gerd Muller ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare pas një lufte prej gjashtë vitesh me një sëmundje të rëndë.
Në 427 ndeshje të Bundesligës, arriti të shënonte plot 365 gola duke u renditur në një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit.
Gjatë karrierës së tij në sulm, Muller mbajti veshur fanellën e Bayern nga viti 1964 deri në 1979.
Ai arriti të fitojë Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane.
Në sezonin 1971/72 në Bundesligë mbajnë firmën e këmbës së tij plot 40 gola. Një rekord që e theu me vetëm një gol më shumë pas 49 vitesh Robert Levandowki.
Në 427 ndeshje të Bundesligës, Muller arriti të shënonte plot 365 gola dhe ka arritur të ngrejë 4 herë trofeun e kampionit.
Nën fanellën e Bayern ai fitoi një Top të Artë dhe dy “Këpuca të Arta” për t’u tërhequr nga futbolli në vitin 1981.
Muller mbahet mend në Shqipëri edhe për katër golat e shënuar kundër kombëtares sonë.