“Të hidhëruar dhe të mallëngjyer…” Kështu shprehet bota letrare për lajmin e vdekjes së Philip Rothit në të gjitha rrjetet sociale ku shkrimtarë, kritikë dhe lexues shprehën ngushëllimet dhe e kujtuan autorin 85 vjeçar amerikan. E para që u shpreh ishte autorja Joyce Carol Oates, që ishte e lidhur me Rothin, ndau me publikun një intervistë që bëri bashkë me autorin në vitin 1974.
“Të hidhëruar dhe të mallëngjyer…” Kështu shprehet bota letrare për lajmin e vdekjes së Philip Rothit në të gjitha rrjetet sociale ku shkrimtarë, kritikë dhe lexues shprehën ngushëllimet dhe e kujtuan autorin 85 vjeçar amerikan. E para që u shpreh ishte autorja Joyce Carol Oates, që ishte e lidhur me Rothin, ndau me publikun një intervistë që bëri bashkë me autorin në vitin 1974.
“Ishim shumë të rinj atëherë, por Philip kishte një sasi të konsiderueshme punësh. Unë e kuptova që ishim shpirtra binjakë kur pashë që në murin e dhomës së shkrimit mbante Franc Kafkën, një foto identike me atë që mbaja unë. U prehtë në paqe!”
Një autor tjetër që shprehu keqardhje në gazetën britanike “The Guardian” ishte Jonathan Safran Foer, i cili sinjalizoi se ndikimi i Roth është i krahasueshëm me autorë amerikanë të përmasave të Herman Melville dhe Emily Dickinson. “Nëse do të kem nipër shpresoj që t’i lexojnë dhe që jetët e tyre të formësohen nga fjalët e tij ashtu siç ndodhi me timen. Ai ishte heroi im!”
Shkrimtarja dhe mikja personale e Rothit, Anne Margaret Daniel u shpreh për ndikimin e tij dhe se asnjë autor amerikan nuk kishte njohje më të pasur mbi historinë e vendit.
Autorja sugjeroi se vepra e Rothit duhet të jetë pjesë e studimit të historisë amerikane të shek XX. Një tjetër përfaqësues i letërsisë ishte edhe Gary Shteyngart: “Nuk do të ketë asnjë si ai”.
Gazeta La Reppublica e përshkruan autorin si një shkrimtar me shpirt hebre që rrëfeu Amerikën. Autori spanjoll Juan Cruz tha se amerikani ishte shkrimtari që pushoi së shkruari kur i deshi qefi. The Neë York Times e përshkruan veprën e Rothit si imponuese dhe thotë se vepra e tij eksploron si askush tjetër epshin, judaizmin dhe Amerikën.
The Washington Post rrëfen mbi ndikimin që provokoi një nga romanet e tij më të njohur “Ankimi i Portnoit”, i cili skandalizoi dhe ndryshoi për gjithmonë letërsinë amerikane.
Një prej librave më interesantë të Roth është “Komploti kundër Amerikës”, shkruar në vitin 2004, një libër i cili është parë si një parashikim i epokës Trump. Roth i vendos ngjarjet në Amerikën e vitit 1940, duke imagjinuar se zgjedhjet janë fituar nga Charles Lindberg, aviator i njohur me lidhje të forta me nazistët dhe qëndrime izolacioniste. Edhe pse i shkruar 8 vjet para zgjedhjes së Trump-it, analogjitë e rrëfimit me realitetin aktual janë të shumta. Në qendër të romanit është një izolacionist, me ekulibër mendor të vënë në pikëpyetje. Slogani i presidentit filonazist është “Amerika e para”. Në roman, Lindberg është i obsesionuar me qëndrimet anti-Semite, një temë që Roth e ka trajtuar pothuajse në të gjitha veprat e tij. Në romanin “Komploti”, një forcë e huaj (Gjermania naziste) ndërhyn fort në procesin elektoral amerikan, çka hedh teorinë se presidenti është subjekt shantazhesh të ndryshme. Nuk mund të mos bëhen krahasimet me hipotezat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s dhe hetimet që janë në vijim në lidhje me këtë çështje.
“Romanin nuk e kam shkruar si një paralajmërim. Thjesht kam imagjinuar se si do t’ia kishim dalë, çka më ka detyruar fillimisht të “shpik” një qeveri amerikane që na shqetëson. Sa i përket mënyrës sesi Trump na kërcënon, duhet të them se ajo që është më shqetësues është fakti se aim und të bëjë të mundur çdo gjë, edhe një katastrofë nukleare”, ka thënë Roth pak kohë më parë.
Shkrimtari amerikan ka shkruar më shumë se 30 libra gjatë karrierës së tij 50 vjeçare. Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Ankesa e Portnoit” dhe “Letra e peshkopit amerikan”, me këtë të fundit edhe fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1997. Në vitin 2010 ai ka publikuar librin e tij të fundit me titullin “Nemesis”, ndërsa dy vite më pas më 2012, ai tha se do t’iu japë fund shkrimeve, sepse e ka humbur pasionin për një gjë të tillë. Romancieri Philip Roth ka lindur më 19 mars 1933 në Neë Jersey. Ai është diplomuar në universitetin Bucknell në vitin 1954. Në vitin 1959 ka fituar çmimin “National Book Aëard me librin Goodbye Columbus. “Ankesa e Portnoit” është libri i tij më i shitur, i botuar në vitin 1969. Roth ka marrë çmime edhe me Sabbath’s Theatre.
Disa nga veprat e tij të përkthyera edhe në gjuhën shqipe janë: “Martesë me një komunist”, “Ankesa e Portnoit”, “Del hija” dhe “Inati”.
Filip Roth ka thënë:
-Pleqëria nuk është betejë, është masakër.
-Është njerëzore të kesh një sekret. Dhe është po aq njerëzore ta nxjerrësh atë.
-Jeta është një periudhë e shkurtër kohe gjatë së cilës gjallojmë.
-Nuk ka më njerëz të rinj. Janë të njëjtët njerëz që takon gjithmonë, me maska të ndryshme.
-Një burrë hebre me prindërit gjallë është një djalosh 15-vjeçar dhe do mbetet i tillë derisa prindërit e tij të ndërrojnë jetë.
-Nuk i pyes kurrë shkrimtarët e tjerë mbi rutinën e tyre të punës. Nuk më intereson. Joyce Carol Oates thotë diku se kur shkrimtarët pyesin njëri-tjetrin mbi kohën e punës në fakt përpiqen t’i përgjigjen pyetjes: Është edhe ky po aq i çmendur sa unë? Nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.