Ata kanë vendet më të mira për të shijuar panoramën dhe disa pilotë kanë sjellë këto imazhe fantastike.
Qindra pilotë kanë realizuar këto foto kaq të bukura.
Në fakt, faqja Quartz shkruan se pavarësisht se avioni është në pilot automatik, sërish shumë pasagjerë do tronditeshin po të mësonin sa shumë pilotë realizojnë foto të tilla, madje duke u ulur në pistë.
Quartz ka hetuar mbi 1 vit e gjysëm në Instagram për të sjellë këtë koleksion.
Shumë llogari në Instagram u mbyllën pasi këto foto u publikuan.
Quartz tentoi të kontaktojë me pilotët por ishte e vështirë.
Në mesin e kompanive, pilotët e të cilëve bëjnë të tilla foto, janë edhe emra shumë të mëdhenj,
Sipas rregullores, pilotët duhet të mos përfshihen në aktivitete të tjera të parëndësishme gjatë fazave kritike të fluturimit.
Natyrisht ulja e avionit është një prej tyre.
Megjithatë, për diçka ia vlen, për këto pamje fantastike.