Përpara dy vitesh bëri shumë bujë në rrjete sociale ndarja e aktorit Rezart Veleshnja nga grimierja Pranvera Metolli.
Aktori i njohur i Portokallisë ka njoftuar sot ndarjen nga e dashura tjetër pas Metollit.Të dashurën që kishte deri sot, pretendonte se ajo e ka tradhëtuar dhe se kishte lidhje paralele me katër persona.
Nëpërmjet Instagramit Veleshnja e shfryu të gjithë mllefin e tij, ofendimet ndaj saj nuk kishin të ndalur.
Një shuplakë duket se Rezartit i vjen nga ish e fejuara Metolli, e cila me disa postimeve ‘i shpjegon’ se çfarë do të thotë të jesh vetëm.
‘Ji një person i mirë, por mos u mundo t’ia shpjegosh këtë të tjerëve’, shkruan Metolli.
‘Të qëndruarit vetëm nuk do të thotë se jam e vetme. Do të thotë se jam mjaft e fortë për t’i përballuar gjërat e vetme’, shkruan grimierja./Gazeta Mapo/
Lexo edhe:
“Kishte 4 lidhje paralele”/ Aktori i Portokolli i nxjerr sekretin ish-të dashurës (FOTO)