Aktualitet

Bota muslimane kundër Emmanuel Macron, një tjetër shtet bojkoton mallrat franceze








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:22 - 27/10/20 |
mapo.al

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje shtetasve të tij që të bojkotojnë mallrat franceze pas konfliktit  mbi qëndrimin e ashpër të Francës ndaj Islamit radikal.


Në një fjalim, ai u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbrojnë muslimanët.


Erdogan ka kritikuar ashpër Presidentin francez Emmanuel Macron për zotimin e mbrojtjes së sekularizmit kundër Islamit radikal.



Kjo vjen pasi një mësues u vra nga ekstremistet Islamikë për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed.


Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për shumë myslimanë.


Por laiciteti është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë minon unitetin, thotë shteti.

Franca ka popullsinë më të madhe myslimane të Evropës Perëndimore, dhe disa akuzojnë autoritetet se po përdorin sekularizmin për t’i synuar ata.

Reagime ka pasur edhe nga liderët evropianë të cilët kanë dalë në mbështetje të Francës. Gjermania shprehu solidaritet me z.Macron pas komenteve të presidentit turk, duke i cilësuar ato si shpifje dhe plotësisht të papranueshme. Edhe ministri i jashtëm Heiko Maas i quajti sulmet personale të z.Erdogan të ulëta dhe fyese.

Kryeministri Hollandez, Mark Rutte tha se Hollanda mbështet Francën dhe vlerat kolektive të Bashkimit Evropian”. Kryeministri italian Giuseppe Conte gjithashtu shprehu solidaritetin e tij të plotë me z.Macron.

“Fyerjet personale nuk ndihmojnë axhendën pozitive që BE dëshiron të ndjekë me Turqinë,” shkroi ai.

Por Turqia nuk është i vetmi vend që kritikon komentet e z. Macron. Kryeministri i Pakistanit Imran Khan akuzoi presidentin francez për sulmimin e Islamit në një postim në Twitter të dielën, ndërsa produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordan dhe Katar. Ka pasur gjithashtu protesta në një numër vendesh, duke përfshirë Bangladeshin, Irakun, Libinë dhe Sirinë.

Ndërkohë futbollisti francez Paul Pogba ka mohuar se kishte në plan të linte futbollin ndërkombëtar për komentet e z.Macron në lidhje me Islamin.

Mesfushori i Manchester United hodhi poshtë spekulimet në një postim në Instagram dhe tha se po merrte masa ligjore kundër botuesve.

Duke cituar institutin statistikor të Turqisë, agjencia e lajmeve Reuters raporton se Franca është burimi i 10-të më i madh i importeve në Turqi. Kompania franceze ‘Renault’ thuhet se është një nga markat kryesore të makinave nga shitjet në vend./BBC/

Përshtati: Mapo.al


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas