Bota

Bota në celuloid, si i ka ndryshuar pandemia jetët tona (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:46 - 17/04/20 |
mapo.al

 






Pandemia COVID-19 duket se e ka zvogëluar botën e njeriut ndjeshëm. Shtëpitë tona, dyqanet afër, njerëzit e familjes dhe fqinjët që kemi afër marrin një rëndësi më të madhe. Ne tashmë arrijmë t’i njohim më mirë kur deri para pak kohësh i kishim parë vetëm se si nxitonin nëpër punë, apo në takimet rastësore në ashensor.


Vëmendja tashmë përqendrohet se kush është gjëja apo pazari i radhës për të bërë. Ne vëzhgojmë lagjet tona- dyqanet e mbullura, rrugët bosh. Zogjtë e çmendur nga pranvera dhe lulet që çelin kemi provilegjin t’i shohim vetëm nga ballkoni i shtëpisë.







Fotografët e mësuar t’i lenë shpesh shtëpitë e tyre për të punuar larg, tashmë kanë kthyer vëmendjen nga vendet dhe njerzit përreth tyre. Në Normandi Francë, një fotograf nxjerr në pah fqinjin e tij duke ndihmuar një tjetër, ndërsa në Paris një tjetër spiunon miqtë që ndajnë pije me njëri-tjetrin, duke respektuar distancën.




Në New York, vajtohet për vdekjen e kasapit 95-vjeçar të lagjes, ndërsa në Dallas një tjetër shfaq palestrën natyrale të ngritur në kopshtin e shtëpisë nga fqinji i tij. Në stamboll e Delhi fotografët festojnë me fqinjët e tyre në ballkonet e shtëpisë apo nëpër tarracat e pallateve.



<
>
virusi19 virusi5 virusi virusi1 virusi2 virusi3 virusi4 virusi6 virusi7 virusi8 virusi9 virusi10 virusi11 virusi12 virusi13 virusi14 virusi15 virusi16 virusi17 virusi18

Përgatiti: Mapo.al

1


Etiketa: , , ,

Pas