Aktualitet

Bota “në sherr” për maskat kineze





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:19 - 06/04/20 |
mapo.al

Para fabrikave të mëdha kineze ka radhë të gjata. I gjithë planeti kërkon të marrë maska mbrojtëse për të frenuar përhapjen e Covid19. Në këtë garë shtetet konkurrojnë me njëri-tjetrin, por edhe vetë rajonet brebnda shteteve janë po ashtu agresivë. Rivaliteti midis vendeve perëndimore, të përgatitura keq për pandeminë, po krijon vështirësi të mëdha për furnizimet me pajisje mjekësore mbrojtëse.


Nxitimi global për maskat kineze është bërë burim tensioni të lartë diplomatik. Ministri i brendshëm gjerman, Andreas Geisel, akuzoi të premten SHBA-në për “pirateri moderne” në një artikull të Tagesspiegel. Sipas tij një ngarkesë me maska të tipit FFP2 të kompanisë amerikane 3M, prodhuar në Kinë të destinuara për në kryeqytetin gjerman, u “konfiskua” gjatë transportit në aeroportin e Bangkok.


Kompania nga Minesota po i reziston një urdhri të administratës Trump për të dërguar të gjithë prodhimin e saj aziatik në SHBA dhe për të ndaluar furnizimin për Kanadanë dhe Amerikën Latine. Urdhri, i cili ka “implikime të rëndësishme humanitare”, sipas industrialistit, ka ngjallur zemërimin e kryeministrit kanadez Justin Trudeau.


Vetë shtetet amerikane ankohen se administrata federale nuk po reagon shpejt, duke bërë që të angazhohen vetë. Pun aka shkuar deri në atë pikë saqë Guvernatori i Masaçusets Charlie Baker përdori një aeroplan të një ekipi futbollit “Neë England Patriots” për të marrë maska për shtetin e tij në Kinë.


Një garë e njëtë është vënë re edhe ndërmjet rajoneve franceze. “Në garë me kohën” Ile-de-France qe rajoni që e pësoi më keq. Më 20 mars, Valérie Pécresse, presidenti i rajonit, nxitoi të porosiste vetë miliona maska në Kinë sepse nevojat ishin të mëdha. Por shpejt e kuptoi se ngarkesa kishte ikur diku tjetër, për një ofertë më të lartë.

“Nuk e dimë se kush e bleu ata, thuhet për amerikanët, por në realitet është e vështirë të thuash”, specifikon Presidenti Pécresse. Ile-de-France u bëri thirrje rrjetit të kompanive të saj, por edhe komunitetit me origjinë kineze për të gjetur më në fund një prodhues të besueshëm. “Kërkimi për maska është një garë me kohën. Ne ia dolëm të gjejmë një prodhues falë komunitetit kinez që fliste frëngjisht në Ile de France,” thotë Pécresse.

Kjo garë, ku amerikanët janë në krye, ka nxitur luftën e ofertuesit më të lartë, duke ndikuar edhe çmimet. Kërkesa jashtëzakonisht e lartë ka krijuar një situatë të tmerrshme edhe për vetë prodhuesit, sepse edhe ata janë përballë çmimeve në rritje për lëndët e para. Kështu që edhe pagesat sa vijnë e rëndohen, sigurisht duke u transferuar tek blerësit. “Në të kaluarën, ne është dashur të bënim një pagesë fillestare prej rreth 30%, pastaj pjesën tjetër pas dorëzimit të mallit.

Tani fabrikat duan 100% paratë për porosinë, përndryshe të tjerët shkojnë dhe e marrin mallin më përpara, ” thotë një këshilltar francez i importeve me Kinën. Në këto kushte Republika Popullore e Kinës po bëhet më e rëndësishme se kurrë. Në janar, kur virusi po zgjerohej kudo në vend, nga kërkesa e vet dhe e fqinjëve aziatikë, Kinma e rriti kapacitetin prodhues dhe 3,000 prodhues të rinj hynë në treg, të cilët tashmë janë bërë 4,000. Kina – e cila vitin e kaluar prodhoi gjysmën e maskave në planet – e kishte rritur kapacitetin e saj prodhues në 110 milion copë maska në ditë, në fund të shkurtit, sipas shifrave zyrtare 5 herë më shumë se një muaj më parë.

Prodhuesi kinez i automjeteve BYD krenohet se ndërtoi linjën më të madhe të prodhimit të maskave në botë brenda dy javësh, dhe që tani prodhon 10 milion copë në ditë. Gjigandi i montimit të telefonave inteligjentë Foxconn bëri të njëtën gjë, po ashtu edhe UPlay.

Në këtë betejë shpesh e pëson cilësia. Hollanda njoftoi se 600,000 maska FFP2 të marra në 21 mars nga një prodhues kinez rezultuan të papërdorshme. Por Pekini është i shqetësuar për imazhin e tij. Që nga 31 marsi, fabrikat në vend nuk mund të eksportojnë më pajisje mjekësore ose mbrojtëse nëse nuk e kanë marrë licencën apo autorizimin për të shitur në tregun kinez. /Le Monde

/Përktheu: Mapo.al/

 

 

 


Etiketa: ,

Pas