Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Bota reagon pas identifikimit të variantit të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut

by mapo.al
27/11/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore, Shëndeti
0

Një numër vendesh po ndalojnë udhëtimin ajror nga Afrika e Jugut dhe vlera e aksioneve ra ndjeshëm në bursat e Azisë dhe Evropës, pas lajmeve se një variant i ri i COVID-19 që mund t’i shmanget efektivitetit të vaskinave, është zbuluar në Afrikën e Jugut.

Autoritetet britanike mendojnë se është varianti më domethënës deri më sot dhe nxituan të premten të vendosin kufizime udhëtimi ndaj Afrikës së Jugut, ashtu si edhe Japonia, Republika Çeke dhe Italia.

Edhe Bashkimi Evropian tha se synonte të ndalonte udhëtimin ajror nga Afrika e Jugut.

Shkencëtarët thonë se varianti i ri është shqetësues për shkak të përhapjes së shpejtë mes të rinjve, njoftoi të enjten Ministri afrikano-jugor i Shëndetësisë Joe Phaahla.

Varianti u zbulua në Gauteng, provinca më e populluar e vendit.

Në Afrikën e Jugut ka pasur një rritje dramatike të rasteve të reja, tha zoti Phaahla në një konferencë virtuale për shtyp.

Ministri i shëndetësisë shpjegoi se ndërsa fillimisht autoritetetet besonin se numri në rritje i rasteve mund të ishte për shkak të grumbullimeve në universitete, shkencëtarët më pas i kishin njoftuar se dukej se bëhej fjalë për një variant të ri.

Varianti që po identifikohet për momentin si B.1.1.529, është identifikuar gjithashtu në Botsvana dhe Hong Kong tek udhëtarë nga Afrika e Jugut, tha ai.

“Me siguri që pasi njerëzit fillojnë të lëvizin edhe më shumë gjatë javëve të ardhshme, ai (variant) do të jetë kudo,” paralajmëroi zoti Phaahla.

Varianti i ri ka një numër të madhe “mutacionesh të reja,” tha Tulio de Oliveira, i Rrjetit për Mbikëqyrjen e Gjenomës në Afrikën e Jugut, i cili ka studiuar përhapjen e deltës në vend.

“Numri shumë i lartë i mutacioneve përbën shqetësim sepse i shmanget imunitetit dhe sjell përhapje të shpejtë”, tha zoti de Oliveira, drejtor i Qendrës së Afrikës së Jugut për Reagimin dhe Inovacionin ndaj Epidemisë.

Pas një periudhe transmetimi relativisht të ulët kur Afrika e Jugut po regjistronte pak më shumë se 200 raste të reja të konfirmuara në ditë, javën e kaluar rastet e reja ditore u rritën me shpejtësi në më shumë se 1200 të mërkurën.

Grupi teknik i punës i OBSH-së do të takohet të premten për të vlerësuar variantin e ri dhe mund të vendosë nëse do t’i japë ose jo një emër nga alfabeti grek./VOA

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
Aktualitet

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

07/07/2022
Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

07/07/2022
Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!
Aktualitet

Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!

07/07/2022
“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj
Aktualitet

“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj

07/07/2022
Next Post
Vendi i kontrasteve: Këto foto do t’ju befasojnë

Vendi i kontrasteve: Këto foto do t'ju befasojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”
  • Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’
  • Protesta e Berishës/ Reagon Yuri Kim: Protesta të jetë paqësore dhe të zbatohet ligji



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In