Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar rivalët në kualifikueset e Botërorit 2022, që do të zhvillohet në Katar. Një Botëror historik, që do të zhvillohet në dimër (hera e parë)
Kuqezinjtë, të pozicionuar në vazon e katërt, pas hedhjes së goglave mësuan se do jenë në grupin I , kundër ekipeve si Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino.
Dardanët, ndërkohë, që ishin pjesë e vazos së pestë, do të garojnë në Grupin B përballë kombëtareve si Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.
Eliminatoret do të nisin më 24 mars të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllen më 16 nëntor 2021.
Formula – Dhjetë ekipet e renditura në vendet e para në grupe sigurojnë direkt kualifikimin në Kupën e Botës 2020 që zhvillohet në Katar, ndërsa vendet e dyta shkojnë në play-off.
Me to bashkohen edhe dy ekipet e renditura më mirë në Nations League, për të luftuar për tre vende të tjera në Botëror.