Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Botim i ri UET PRESS/ Mero Baze sjell “Republika e Parë”,  shteti në letra që shkroi fatin e vërtetë të Kosovës

Bazuar gjerësisht në dokumente nga arkivi privat i Bujar Bukoshit, por edhe intervista me protagonistë të kohës, gazetari Mero Baze sjell librin “Republika e Parë”. Figurat e Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit dhe dhjetë vitet më të rëndësishme të historisë së Kosovës, deri te liria

by us er1
19/11/2022
in Kryesore, Letërsi, Revista, Universiteti
0

Republika e Parë, e ka quajtur atë shtet që ekzistonte  vetëm në letra dhe vetëdijen e një populli të shtypur, por siç thotë autori, u besua më shumë se të gjitha qeveritë e mëvonshme dhe Republika e vërtetë e Kosovës, që erdhi më pas.

Në librin e tij të fundit, botuar nga UET PRESS, Mero Baze skalit figurat e Ibrahim Rugovës dhe Bujar Bukoshit dhe dhjetë vitet më vendimtare për Kosovën,  nga 1989 e deri më ’99.



Letra, dokumente arkivore, intervista me protagonistë kohës, nisin e ngrenë kështu atë republikë, atë shtet paralel, që edhe për meritë të një burrështetasi si Rugova e bëri Kosovën një shembull suksesi në skenën ndërkombëtare.

Gjatë promovimit të librit të tij, “Republika e Parë”, në mjediset e Hotel International, gazetari dhe publicisti u ndal në disa nga mbresat gjatë procesit.

Sipas tij, elita politike dhe populli shqiptar i Kosovës e kishin vetëdijen shtetërore, shumë më përpara se lëvizjet e ’89.

“Në çdo letër që kam prekur apo dokument që kam gjetur, intervistë me personalitetet e asaj kohe, çdo sherr mes LDK, qeverisë, presidencës, PDK, UÇK… të gjithë silleshin sikur shtetin e kishin bërë”, tha Baze për të pranishmit, në përurimin e librit, që përkoi me Panairin e Librit, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

“Nuk jemi në një shoqëri ku, identiteti shtetëror ishte i sajuar apo i imponuar, por e kishin pjesë të saj atë vetëdije”.

Themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gazetari e cilësoi jo si një parti të zakonshme për të garuar, por e lindur për të përfaqësuar. “Ia hoqi Serbisë përfaqësimin e shqiptarëve në botë. Krijimi i LDK-së  është akti i parë politik në shoqërinë shqiptarë të Kosovës për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Jo vetëm i zgjodhën, por edhe ua njohën përfaqësuesit.

Natyrisht që nuk njohën republikën  e parë,  qeverinë Bukoshi, parlamentin e Kosovës,  por njohën Rugovën dhe Bukoshin si përfaqësues politik të shqiptarëve”, shtoi më tej Baze.

Ai tha se Rugova është lideri shqiptar  më i pritur me dyert hapur nga Perëndimi, përfshi edhe ata të Republikës së Shqipërisë.

Sipas autorit, zëri i Rugovës dhe qasja e tij demokratike në çështjen e Kosovës, ishte pikë kyçe për suksesin ndërkombëtar. Ai u ndal te dy lëvizje për çështjen shqiptare, si ajo fashiste më ’41-’44, ku u bashkua përkohësisht me Shqipërinë, por që pas Luftës së Dytë Botërore nuk u njoh nga Perëndimit dhe përpjekjet nacional-komuniste, me patriotë sipas tij të devotshëm por të indoktrinuar nga  Shqipëria komuniste, që gjithaq nuk u njoh nga Perëndimi, qasja e Rugovës ishte demokrate dhe pluraliste.

“Rugova e trajtoi çështjen e Kosovës, nga 1989 si  çështje e të drejtave themelore të njeriut, pluralizmit, demokracisë, kundër komunizmit jugosllav.  Duke  themeluar pluralizmin në Kosovë,  i dha dimension real,  që hapi dyert e çështjes së Kosovës në Perëndim. Kjo ndryshoi qasjen e Perëndimit ndaj Kosovës dhe bllokoi konfliktin”, mendon Baze.

Sipas tij, ishte meritë e Rugovës që e ngriu konfliktin pas marrëveshjes së Dayton-it, që i hapi rrugë më vonë rezistencës ushtarake dhe krijimit të UÇK-së. “Vlera fondamentale e vizionit t Rugovës që shmangu konfliktin, e bëri Kosovën pjesë të axhendës ndërkombëtare, duke e shfaqur si njerëz pacifistë, shoqëri e shtypur që ka nevojë të jetojë si të gjithë të tjerët dhe kur Serbia i qëndroi rrugës nacionaliste dhe komuniste diktatoriale, ndodhi ajo që ndodhi”. Sipas Bazes, nëse UÇK do të lindte si koncept në 1991-shin, me gjasë do të dështonte, ose do t’i krijonte problem çështjes.

Ish-ambasadori Leonidha Mërtiri, lexues i librit që në dorëshkrim e vlerësoi këtë botim, si nga ata që krijojnë tablonë e plot të atyre dhjetëve viteve të republikës së parë, të Kosovës.

“Dëshmitë e Meros janë të dëshiruara,  zënë vend të merituar në librin e tij, të  mbushin plot emocion dhe të nxitin  ta vazhdosh me kënaqësi leximin e librit. Gjithçka te “Republika e Parë” përjetohet përmes dokumentacionit të pasur, për t’u pasur zili, qëmtuar me dashurinë e veçantë të autorit. Nevoja e një libri të  tillë ka qenë vazhdimisht e pranishme. Jo se nuk është shkruar, shkrime të veçanta ka pasur, por pa tërësinë, pa plotësinë e përpjekjeve të mirëfillta e të gjithanshme  si kjo vepër”, tha zoti Mërtiri.

Për publicistin Preç Zogaj, autor i parathënies së këtij libri, Baze si gazetar i radios “Zë ri i Amerikës” dhe bashkëpunëtor i gazetave të Kosovës, është , një nga njohësit më të mirë të asaj pjese të historisë .

“Duke i paraqitur imtësisht, në mënyrë kronologjike, autori fokusohet në një “invencion” apo eksperiment politik, siç e quan vetë, që ka intriguar dhe vijon të intrigojë kureshtjen dhe kërkimin për të cilin gjer para botimit të këtij libri është folur e shkruar me kursim, në mënyrë fragmentare, pa u thelluar në specifikën e tij. Së paku në Shqipëri. Ky “invencion” është shteti paralel që konceptoi dhe jetësoi në Kosovë, Ibrahim Rugova me bashkë punëtorët e tij të LDK-së dhe qeverisë “Bukoshi”, nga viti 1989, gjer në daljen në skenë të UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës nga forcat e NAT0, në vitin 1999”, thotë Zogaj.

Ai shton se në këtë libër del qartë se përtej të qenit një fanitje apo thjesht në letër, shteti paralel funksionoi edhe si shtet i qytetarëve të Kosovës nën okupim, administroi dhe me fondet e veta të siguruara nga kontributet e emigrantëve shqiptarë në Perëndim, financoi disa fusha të jetës publike; arsimi, shëndetësia, përkujdesja sociale, mbështetja për individë dhe familje në nevojë, e të tjera e të tjera. Duket e thjeshtë për ta thë në, por sigurisht ka qenë e jashtëzakonshme për t’u bërë. Ashtu e sheh dhe e shpjegon Baze në librin e tij, duke sjellë fakte dhe dokumente të panjohur deri më sot për operandin e qeve risë “Bukoshi”.

Në këtë rravgim, autorit i ka ardhur në ndihmë ajo që mund të quhet arkiva e qeverisë “Bukoshi”, me dokumente që referohen e botohen për herë të parë.

“I shkruar me dashuri, realizëm dhe përgjegjësi, libri “Republika e Parë” e vendos shtetin paralel dhe rezistencën paqësore rugoviane në rendin e një pasurie dhe trashëgimie politike origjinale që i kalon kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë. Voluminoz dhe linear nga vetë natyra e paraqitjes kronologjike të ngjarjeve, libri “Republika e Parë” kulmon nga pikëpamja stilistike me portretet e Rugovës dhe Bukoshit, që e mbyllin atë. Mjeshtëria e realizmit të këtyre portreteve i kthen fjalës epërsinë e njohur ndaj formave të tjera të shprehjes për gdhe- ndje komplekse”, përfundon Zogaj.

Në hyrje të librit, Baze shkruan se i është referuar një burimi të pasur dokumentesh, nga arkivi privat i Bujar Bukoshi, sipas tij i vetmi dëshmitar i madh i asaj kohe.

“Do të më duhet të përshkruaj ndryshimet e viteve 1989- 1992, kur Kosova “bëri letrat e shtetit” të saj, jo si biografi të Bujar Bukoshit, por si histori të Kosovës, për ta kuptuar më mirë atë që ndodhi”, shkruan Baze.  Libri ndalet më pas te qeveria Bukoshi, te institucionet e Kosovës, te betejat diplomatike të Ibrahim Rugovës, te miti i rezistencës paqësore, energjia e re që solli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjarpërimi i çështjes së saj në shtigje të panjohura, deri te liria.

Tags: Mero BazeUET Press“Republika e Parë”

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Ministri i Shtetit për Mbrojtje e Sipërmarrjes i bashkohet 40 mijë aktiviteteve të Javës Globale të Sipërmarrjen

Ministri i Shtetit për Mbrojtje e Sipërmarrjes i bashkohet 40 mijë aktiviteteve të Javës Globale të Sipërmarrjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In