Friday, January 27, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Botimi i ri i UET PRESS/ Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës

Ibrahim Rugova nuk ishte figurë rastësore...Kështu e përshkruan Gani Mehmetaj presidentin e Kosovës në librin e tij më të ri “Rugovën si e kam njohur”, botim i UET PRESS

by us er1
22/06/2022
in Kryesore, Letërsi, Libri, Universiteti
0

Rugovën, si e kam njohur” është libri më i ri i shkrimtarit dhe gazetarit Gani Mehmetaj, botuar nga UET PRESS. Ajo që e bën të rëndësishëm këtë libër për lexuesin është fakti që Ibrahim Rugova, me të gjithë dimensionet e veta, mbetet një figurë ende e pazbardhur në mjedisin shqiptar, sa i takon kontributeve, rolit që ka luajtur dhe gurëve të themelit që ka vënë në komunikimin e zërit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ngjarja më e rëndësishme e gjysmës së dytë të shekullit XX, mendon shkrimtari Gani Mehmetaj, është formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989), partisë së parë shqiptare në ish-Jugosllavi. Themelimi i LDK-së u bë në rrethana të çuditshme, shumë të ngjashme me rrethanat e formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atëherë kur rrezikoheshin territoret
shqiptare. Sepse, në të njëjtën mënyrë po rrezikohej qenia kombëtare shqiptare në ish-Jugosllavi, një shekull më vonë. Por përcaktimi politik ishte kryekëput Perëndimor, këmbëngulej që t’i ngjiteshim edhe një herë Evropës, kontinentit që i kishim takuar gjithmonë.



I vetmi kandidat për lidershipin e partisë ishte Ibrahim Rugova, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, student i Parisit, me rrënjë të thella në traditën shqiptare. Ai ndiqte modelin
e Vaclav Havelit, disidentit të njohur çek, po ashtu shkrimtar. Mori model edhe Mahatma Gandin. Dhunës nuk i përgjigjej me dhunë, por me padëgjueshmëri qytetare dhe me stoicizëm. Në vetëm disa muaj, Rugova e pushtoi botën demokratike me guximin, mençurinë e maturinë që nuk e pati asnjë intelektual tjetër.
Ibrahim Rugova nuk ishte figurë rastësore…Kështu e përshkruan Gani Mehmetaj presidentin e Kosovës në librin e tij më të ri “Rugovën si e kam njohur”, botim i UET PRESS.

Botimi u promovua në Prishtinë, gjatë ditëve të Panairit të Librit, ndërsa autori që është gjithashtu fitues i Çmimit Letrar Kadare për 2021, rrëfeu përpjekjen e tij për të ruajtur paanshmërinë në këtë libër që përmbledh ngjarje, takime e kujtime që shënjuan jo vetëm karrierën e liderit historik, por edhe të shtetformimit të Kosovës.

Mehmetaj tha se synimi i tij në këtë botim, ndryshe nga trilli letrar në romanin “Zogjtë e Qyqes”, gjithashtu botim i UET PRESS, është të mbetet brenda rolit të tij si gazetar dhe të dëshmojë kronikën e kohës, si edhe ngjarjet episodike me Rugovën si personazhi kryesor i saj. Autori thotë se i ka qëndruar besnik së vërtetës që ka përjetuar ai dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Rugovës.

Gani Mehmetaj, një ndër themeluesit e LDK- së dhe gazetar aktiv i kohës, sjell kronikën e një periudhe historike që nga vitet e para të rezistencës rugoviane e deri ditën kur Rogova mbylli sytë në 2006, për të mbetur amanet frymëzues për klasën e re politike të Kosovës.
Kryeredaktorja e UET PRESS, Suela Mino e përshkroi librin jo vetëm si profil i Rugovës, por edhe si kronikë e ngjarjeve të rëndësishme të kohës.

“Libri sjell përveçse një profil të ilustruar të veprimit politik ty Ibrahim Rugovës dhe të dimensionit të tij politik e intelektual, gjithaq sjell edhe një kronikë të kohës që vjen me zhvillime intensive të guximshme, që dëshmojnë të vërtetën historike të Kosovës së tyre viteve, parë në mjediset e ngushta afër protagonistit kryesor të kësaj kohe, që është Ibrahim Rugova”, thotë kryeredaktorja Mino.

Ajo që e bën të rëndësishëm këtë libër për lexuesin është fakti që Ibrahim Rugova, me të gjithë dimensionet e veta, mbetet një figurë ende e pazbardhur në mjedisin shqiptar, sa i takon kontributeve, rolit që ka luajtur dhe gurëve të themelit që ka vënë në komunikimin e zërit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Njëra ndër meritat kryesore të Ibrahim Rugovës ishte ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, miqësia me burrështetasit më të fuqishëm të botës, mençuria e maturia në udhëheqjen e popullit që i besonte. Rugova po ndërtonte filozofinë e rezistencës paqësore, kultivonte kulturën demokratike që mosmarrëveshjet të zgjidheshin me biseda e dialog, vuri në pah tolerancën.

“Më parë duaje veten, pastaj fqinjin tënd”, ishte filozofia politike e tij. Debatet qytetare rrezatonin mirësi e mirëkuptim. Rugova e rugovizmi nuk u bënë vetëm sinonim i rezistencës paqësore pa përdorimin e dhunës, por edhe sinonim i kultivimit të qytetarisë, me një përcaktim të qartë për Evropën Perëndimore e vlerat e qytetërimit të kontinentit të moçëm. Fryma e tolerancës, e mirëkuptimit, e qytetarisë ishin vlera fondamentale. Koha e nxori në sipërfaqe, por Rugova nuk priti, i priu kohës. U shqua me angazhimin, guximin, largpamësinë dhe maturinë, që nuk i kishin
prijësit e tjerë para tij…

Tags: Gani Mehmetajibrahim rugovaUET Press

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Putin mesazh urim për Bajram Begajn, “shëndet dhe suksese në detyrën e tij”

Putini a do ta ketë lexuar Herodotin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In