Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Botimi i ri i UETPRESS/ “Bija e Vjetër e Nanës së Re”- një ‘rrufe e shndritshme’. Nga Gjergj Hani

Yuri Kim: Më shumë biznese amerikane po investojnë në Shqipëri. Dikur ishte 82 milionë, tani më është 174 milionë Euro

by us er1
17/11/2022
in Kryesore, Letërsi, Libri, Revista, Shije
0

Gjergj Hani

Njëqind e katër faqe në format A5. Asgjë në terma vëllimorë. Kjo është novela e poetit Preç Zogaj që vjen si një rrufe shndritëse në qiellin e errët të vetëdijes shqiptare në raport me të shkuarën e saj të afërt, e që pasqyrohet po aq e zymtë edhe në të tashmen kaotike. “Bija e Vjetër e Nanës së Re” nuk është një novelë. Ajo është një grusht në zemër (për ata që e kanë) që të mbledh kruspull nga dhimbja që të shkakton, kur të vë përballë pasqyrës së të VËRTETËS, e të shtrëngon të shohësh shëmtinë brutale të së djeshmes sonë të përbashkët, ndaj së cilës askush nga ata që e kaluan gjallë, nuk duhet e nuk mund t’i japë liri vetes e të thotë se bëri mjaftueshëm kundra saj. Nuk e fsheh, mora ta lexoja pa ndonjë pritshmëri të veçantë, i ndikuar edhe nga prezantimet rutinore që ju bënë novelës, por që në faqet e para më thithi si një vorbull e pamëshirshme që të detyron të shohësh e të përjetosh abisin nga i cili mendoja se kisha shpëtuar.



Qenia njerëzore, kjo specie e çuditshme që për ti shpëtuar ndëshkimit të pamëshirshëm të vetëdijes, ndërton ëndrra, apo projekton rreth vetes mure cinizmi, sheh papritur të shkërrmoqen të gjitha këto përballë narrativës poetike me trajta të qarta metafizike, që ndërtojnë kornizën dhëmbshurisht njerëzore, brenda së cilës “Bija e Vjetër e Nanës së Re” të paraqit makthin e dhunshëm, kriminal e çnjerëzor të së shkuarës e së tashmes sonë, pa rënë kurrë në formatin qurravitës të melodramës, ashtu siç vetëm e VËRTETA di ta bëjë.

Do të thosha shumë për këtë libërth të vockël që përcjell të vërteta të mëdha, por po ndalem këtu, për ti lënë pak hapësirë të tashmes groteske që po gërryen ekzistencat tona me anestezinë e mashtrimit. Pa dashur ti mësoj asgjë e askujt, sërish do të thosha se kjo është një novelë që ajo pjesë e klasës politike që pretendon se është rreshtuar krah së vërtetës, detyrimisht duhet ta lexojë. Duhet ta bëjë se ndoshta, e them ndoshta, do ti ndihmonte të kapërcenin termin e të ashtuquajturës “politically correct”, e cila është sajesë e atyre që urrejnë të VËRTETËN.

Këta zotërinj duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre, mes së VËRTETËS e mashtrimit, e duhet të distancohen duke denoncuar me tone të qarta se cilat janë të VËRTETAT e mohuara nga sekretarët e partisë komuniste e rinisë komuniste që me mashtrime të hapura kanë përvetësuar shtëpinë e drobitur të konservatorëve të vërtetë, duke synuar ta rrënojnë atë përfundimisht.

Me gjithë respektin personal që kam për zotni Alibeaj e Basha, më duhet tu them se prej kohësh ka ardhur ora për t’u shkëputur nga mashtrimi vrastar për të djathtën, por sot më shumë se kurrë kjo është imperative. Me shumë dashamirësi desha tu kujtoj zotërinjve të lartpërmendur, se jam i vetëdijshëm që kjo nuk është një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk ndërton rrugë të rehatshme, por është si ata gurët kryeneçë që ngrenë krye aty këtu mes vorbullave të turbullta të lumenjve të mashtrimit, e të ftojnë të gjesh kurajon për të hedhur hapat përmes tyre. Hapa që më pas do të bëhen ura mbi të cilat duhet të kalojë Historia dhe të Vërtetat e saj. Po i mbyll këta rreshta duke ftuar këdo që ka sadopak dashuri për të VËRTETËN, ti afrohet asaj me shpirt e zemër të hapur, sado e dhimbshme qoftë, ashtu siç bën “Bija e Vjetër e Nanës së Re”.

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Kush është i riu shqiptar i cili tentoi të vrasë partneren dhe më pas vrau veten

Kush është i riu shqiptar i cili tentoi të vrasë partneren dhe më pas vrau veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In