Aktualitet

Bolino: Topalli, kandidate e Ramës për Presidente





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:12 - 21/03/19 |
ro ot

Botuesi Carlo Bollino ka deklaruar sonte se Edi Rama mund të propozojë Jozefina Topallin për Presidente të Republikës nëse Ilir Meta jep dorëheqjen.


Duke komentuar deklaratën e fortë të Ilir Metës se “për të zgjidhur krizën mund të dorëhiqem apo mund të vras veten, si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte në Shqipëri”, Bollino u shpreh:


“Junta është prokuroria. Jo rastësisht, Meta e ka përmendur paralajmërimin që kanë thënë ndërkombëtarët para dy vitesh që situata mund të vijë në gjendjen aktuale. Paralajmërimi për dorëheqje është kërcënim që shqetëson ndërkombëtarët, por jo shqiptarët pasi kuvendi ka 94 deputetë. Qeveria mund të zgjedhë President të ri totalisht legjitim. Mund të zgjidhet Jozefina Topalli nga opozita si presidente për 24 orë, pasi Rama po e mendon si emër”, tha Bollino i ftuar në emisionin “Open” në TCH.


Carlo Bollino është një gazetar italian që vepron në Shqipëri prej 20 vitesh.



Etiketa: , , , , ,

Pas