fbpx

Aktualitet

Botuesi: Skandal! Rama nxjerr Kosovën në hartë si pjesë e Serbisë





               Publikuar në : 14:20 - 19/11/19 |
mapo.al

Botuesi i gazetës “Express”,  Berat Buzhala ka kapur një detaj shumë interesant në një postim në facebook të Kryeministrit Rama. Teksa tregon planin e investimeve në ujësjellës, Rama tregon edhe një hartë të çuditshme pa kufij mes Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.


“Plani i Bashkimit Kombëtar të Edi Rames, me Kosovën brenda Serbisë. Këtë hartë e ka publikuar Edi në profilin e tij në FB. Kjo është e tmerrshme! Nuk është e tmerrshme për faktin që Edi e don Kosovën nën Serbi, por është e tmerrshme se ai nuk e njeh hartën e Kosovës. Në mendjen e tij Kosova është “aty diku në hartë”. Sepse ai nuk e këqyr kurrë hartën. Sepse ai nuk e njeh hartën. Për të Kosova është veç nocion politik, e jo gjeografik. Për të Kosova është thjesht një pazar për kusuritje, e asgjë më shumë. Ky është skandal!”, shkruan Buzhala në facebook.






CLOSE
CLOSE
Pas