Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar kandidimin për deputete të Luljeta Bozos dhe Najada Çomos në qarkun e Tiranës, nën siglën e Partisë Socialiste.
Në konferencë për mediat, Basha tha se Ramën nuk ka asgjë që e shpëton nga rezultati disfat më 25 prill.
“Sado makiazh të hedhë Rama e të vendosë, nuk ia hedh dot më askujt. Shqiptarët e dinë që prej tij nuk vjen asnjë ndryshim. Ka ardhur koha që të largohet”, – u shpreh kryedemokrati Basha.