Deputeti socialist Erion Braçe është revoltuar me vëmendjen që ka marrë krisja mes Bashës dhe Berishës, duke theksuar se ka çështje më të rëndësishme që duhet të jenë në vëmendje. Braçe thekson se ata mbajnë peng debatin publik ndërkohë që karteli i importuesve të grurit, do të rrisë çmimet.
“Pupupupupupu; Sot dita e katërt, e gjithë media vijon merret me dy kufoma që luajne luftash!E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, është nul, nuk është nul, e hoqi, nuk e hoqi, tani që e hoqi çfarë do bëj ai, rrugët, alternativat, po nuk e pati hequr çfarë do bëjë ai që nuk e hoqi etj etj etj!
Dy kufoma që mbajne peng gjithë debatin publik në këtë vend! Ndërkohe iku, u harrua karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës; Sot karteli ka njoftuar çdo prodhues brumërash se do rrisë çmimet me 30%! Merruni me dy kufoma që bëjnë sikur vrasin njëri-tjetrin në 14 shtator!”, shkruan Braçe.