Aktualitet

Braçe sulm racist sipërmarrësit me origjinë kosovare, qindra reagime kundër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 16/04/21 |
mapo.al

Zv-Kryeministri Erjon Braçe ka sulmuar një ditë më parë një sipërmarrës të suksesshëm në bujqësi në zonën e Divjakës, për shkak se ai nuk është një mbështetës i rilindjes.






Braçe nuk i përmend emrin, por me etiketime raciste, të papranueshme në një komunikim të zakonshëm, dhe aq më shumë nga një zyrtar i lartë, e quan fermerin Ramir Hasa, si të ardhur.


Ky cilësim përçarës, që ndjell ndasi dhe urrejtje ka dalë nga goja e jo më pak se numrit dy të qeverisë.





Në këtë shënim të Braces në Facebook kanë vërshuar qindra komente që e telendisin zëvendësin e Edi Ramës, e kritikojnë, e dënojnë dhe e quajnë të papranueshme gjuhën e përdorur nga ai.



Po ashtu, shumë komentues kanë marrë në mbrojtje të sulmuarin nga Braçe, duke kujtuar ndihmën që ai ka dhënë për banorët.


Edhe më e papranueshme është gjuha e Braçes, kur merret vesh se bëhet fjalë për një person që e ka origjinën e largët nga Kosova. Dhe të parët e tij janë vendosur në Divjakë në vitin 1934.

Numri dy i qeverisë dhe zyrtari i lartë i PS që e konsideron veten parti patriotike, e quan të ardhur një kosovar, dhe e sulmon dhe e kërcënon.

Ky qendrim është një skandal i pahasur më parë, dhe meriton një reagim institucional.

Sipas llogjikës së Erjon Braçes, edhe Isa Boletini na del i ardhur.

Vetë fermeri, Ramir Hasa ka reaguar shkurt në rrjetin social, duke thënë se ai nuk është i ardhur nga Serbia, apo Rumania, por të parët e tij kanë zbritur nga Kosova në vitin 1934.

<
>
brace post koment total brace koment 2 brace koment 1 bracccce

Statusi i plotë i Erion Braçes:

NE MIZE/DIVJAKE,

DJE NE MBREMJE VONE!

ME NJEREZ SHUME,

NJEREZ TE MIRE E PUNETORE!

Punes se tyre ju pergjigjem;

Kemi zgjidhur nje here e mire ENERGJINE ELEKTRIKE-rielektrifikuam fshatin, ujin e pishem, ujin per vaditje deri ne
parcelen e fundit, urbanizuam te gjithe fshatin ne lindje e perendim, veri e jug;
Sot ne mize nuk ka asnje rruge pa asfalt, kanalizime te ujrave te bardha, asnje.

FSHATI PA TATIME E TAKSA PER IMPUTET BUJQESORE E TE ARDHURAT NGA PUNA,

KA EDHE ME SHUME DUK NE MIZE, PREJ NJEREZVE E PUNES SE TYRE TE JASHTEZAKONSHME!

Ua thashe dje;

Kurre nuk do jene nen zgjedhen, dhunen, grabitjen e mundit e djerses se tyre, NGA NJE I ARDHUR,
bere i pasur nga puna e djersa e nje fshati te tere, grabitja e cdo bujku me cmime banale nga te cilat kurre nuk fitoi qofte edhe nje bujk i vetem,
por u pasurua vec ai tregtar;

Ua thashe qe kurre sjane njesoj bujqit e zakonshem me papaq e traktor me nje tregtar te felliqur aty ne Mize qe ndrron makinat e shtrenjta deri ne 70 mije euro cdo tre muaj, duke u tallur me mundin e djersen e tyre!
Ligji do valoj edhe per te, boll me bujqit e Mizes nen dhunen e nje te ardhuri qe gelon ne paligjshmeri duke vjedhur bujqit e duke vjedhur buxhetin e shtetit!

Ecim! Nuk ka kohe per pushim;

Me bujqit, jo me tregtaret grabites!

Me bujqit e taksat zero per ta, jo me tregtaret grabites e uljen e tatime e tasave per fitimet e tyre te turpshme!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas