Zv/kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar fjalimin në Kuvend të deputetes Rudina Hajdarin mbi shkarkimin e nënës së saj nga Vettingu.
Braçe thotë se nuk është e thjeshtë të mbash një qëndrim të tillë i cili nuk është parë deri më sot në Kuvend. Ai shprehet se Rudina dëshmoi forcën e saj duke mposhtur të gjithë llumin burrëror duke e luftuar atë personalisht në pikën e saj të dobët.
Braçe thotë se drejtësia e re është më shumë se çdo gjë dhe ngjitëse për të gjithë.
“Une nuk jam mik me Rudina Hajdarin! Kur me babain e saj te ndjere ndanim Kuvendin ajo ishte e vogel;
Kur ai nuk ishte me e une vijova ne Kuvend, ajo ndiqte rrugen e saj te edukimit dhe jetes ne SHBA. Ndajme ideologji te ndryshme, nuk mendojme njesoj, jemi kundershtare per kete!
Por sot njoha nje ane te forte te saj; Te qenit parimore, pertej intetesit te castit, personal, familjar! Nuk eshte e thjeshte te mbash nje qendrim te tille; ndaj nuk e keni pare kurre deri tani ne kuvend! Nje njeri i forte qe beson ne parime mundet te bej kete!
E cmoj Rudinen per kete; Kur per kaq muaj rresht nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht. Por ja qe sot deshmoi forcen e saj;Mposhti gjithe llumin burreror qe e luftoi personalisht, ne piken e dobet, nenen!
I mundi perseri! Eshte drejtësia qe te ben te forte; Drejtësia frymezon! Drejtesia e re e barabarte, funksionale, efikase, e pavarur, e paster, eshte me shume se cdo gje, eshte ngjitese me besoni!
Prej themelimit te shtetit shqiptar, cdo rregjim beri drejtesine politike e te korruptuar te udheheqesit, kurre drejtesine e barabarte per te gjithe! Tani eshte koha per drejtësinë e re! 100 vite shkuan pa te; Ky eshte shansi unik i 100 viteve ku kemi hyre!”, shkruan Braçe.
Çfarë tha Rudina Hajdari
“Për të gjithë ata që m’u hodhën si ujqër se nuk dorëzova mandatin për të mbrojtur nënën time, sot e morën përgjigjen”! Kështu u shpreh nga foltorja e Kuvendit, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari për shkarkimin e nënën së saj, Fatmira nga drejtësia.
Ajo është shprehur ka besim te Reforma në Drejtësi, duke theksuar se është ndryshe nga politikanët e tjerë, që shkon përtej interesave politike.
“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Shumë njerëz më janë hedhur në fyt dhe thonë që unë rri në Kuvend për time më. Ato që më janë hedhur si ujqër sot e morën përgjigjen, unë besoj te Reforma në drejtësi, kur e them për time më unë e them për të gjithë dhe nuk rri këtu për interesat e familjes sime”, tha Rudina Hajdari, fjalim i së cilës u duartrokit nga deputetët e Kuvendit të pranishëm në sallë.
Fatmira Hajdari u shkarkua ditën e sotme nga Vettingu pasi nuk justifikonte një pasuri prej 470 mijë $ e ndërsa fshehu se i ishte refuzuar viza nga SHBA-ja. Ajo tha se një vendim i tillë ishte e pritshme, e ndërsa avokati Maks Haxhia tha se do ta apelojnë vendimin.
LEXO EDHE:
Shkarkohet Fatmira Hajdari, problemet me pasurinë i ndërpresin karrierën në drejtësi