Pas publikimit te videos ku shfaqet ai dhe nje keshilltar i Kryeministrit duket u futur ne zyren e Tatimeve ka folur kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deputeti i LSI-se, Spartak Braho. Ai foli per Ora-News.
Z. Braho çfarë ishte videoja që ju paraqiste juve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimtaksave?
Duke më akuzuar mua që nuk kam të drejtë të vete në institucionet e shtetit dhe respektivisht në Drejtorinë e Tatim-Taksave. Si deputet unë jam betuar para Kushtetutës, që do të zbatoj Kushtetutën dhe ligjin, madje do të garantojë sigurinë kombëtare. Në ligjin për statusin e deputetit është parashikuar që deputeti ka të drejtë të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mbi bazën e kërkesës që bën dhe miratimit që i jep Kryeministri. E dyta unë kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, një komision mjaft i rëndësishëm dhe që lidhet edhe me një tjetër pozicion timin si anëtar i Komitetit Qendror të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga Kryeministri. Në një mbledhje të posaçme të këtij komiteti u ngrit një shqetësim nga Ministri i Financave dhe që lidhej me zbulimin e një evazioni që kishte ndodhur nga 2 subjekte, të cilat në bashkëpunim me disa firma kineze fantazëm kishin arritur të grabisnin nga thesari i shtetit rreth 5 milion dollarë. Pas kësaj ngjarjeje natyrisht gjendja u vlerësua dhe Kryeministri urdhëroi që ministri i Financave dhe unë të bënim të bënin një inspektim në Drejtorinë e Tatimtaksave. Biseduam me drejtoreshën dhe ajo evidentoi disa shqetësime. Për të qenë korrekt me kontrollin i sugjerova ministrit që të ngremë një grup auditi për këtë problematikë. Ministri më datë 12.11.2013 ka urdhëruar një grup pune, në përbërje të të cilit janë: Panajot Gjiknuri, përfaqësues dhe drejtor i IT-së në Ministrinë e Financave, Ermal Beqiri, Olsi Karapici, Thanas Iraldi, Florian Vranezi. Këtyre iu dha detyrë që të gjurmojnë të dhënat përkatëse në serverat qendrore në tatimtaksa ashtu si edhe ne serverat periferikë rajonalë.
Si shkuat ju atje?
Unë shkoj si deputet. Deputeti shkon edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Aq më tepër që kjo problematikë u diskutua në një strukturë mjaft të rëndësishme të shtetit siç është Komiteti Shtetëror i Sigurisë Kombëtare dhe u urdhërua nga Kryeministri që të hetohej çështja. U gjetën ekspertët dhe u fillua punë. Nga verifikimet e para që bënë ekspertët rezultoi se situata ishte mjaft alarmante. Iu raportua për këtë situatë alarmante Kryeministrit, ministrit të Financave dhe mua. Kjo situatë konsistonte në këto çështje: Siguria fizike e dhomës së serverëve ishte në kushte shumë të këqija. Dhoma e serverëve është si një çantë atomike për një institucion. Ka kushte të posaçme, shumë të rrepta për menaxhimin dhe ruajtjen e saj sepse atje kryqëzohet i tërë sistemi elektronik i informacionit të një institucioni. Së dyti u konstatua ndërhyre, fshirje dhe parregullsi të tjera që lidheshin edhe me mungesën e sistemit të auditit të këtij sektori, mungesës së sigurisë të këtij sektori. Pra, një parregullsi e tërë. U mendua që të ndërhyhej pasi u konstatua në ditët në vijim se në dhomën e serverëve hynin persona të paautorizuar. Gjatë kontrollit ekspertët dhanë edhe një informacion tjetër shumë interesant që kishte të bënte me faktin që ai që quhet libri elektronik ishte i çarë, krijonte mundësi për të ndërhyrë nga jashtë dhe që padyshim çonte tek ideja që këtu është bërë një mishmash i tërë. Ndërhyrjet ishin bërë në mënyrë të organizuar për shkak të veprimeve të qëllimshme të drejtorit të IT-së dhe në momentin që u arrit ky konkluzion drejtoresha e institucionit e thirri dhe i kërkoi shpjegime. Ai të nesërme dha dorëheqjen me shumë xhentilesë duke shprehur edhe mirënjohjen për drejtoreshën dhe se pranonte largimin si një masë normale për të. Ndërkohë u njoftua policia. Policia gjeti personat personat e pautorizuar brenda dhe i arrestoi. Njëri është në burg, tjetri është në kërkim dhe i treti është një person që lidhet ngushtë me Sali Berishën dhe ka filluar procedimi penal.
Z. Braho po përsa i përket videos që ne sapo transmetuam?
Disa televizione si Klan dhe Neës 24 kanë dhënë pamjet kur unë i shoqëruar nga një pjesëtar i ekipit të auditit kam hyrë në ambientet e tatim-taksave. Bëhet fjalë për datën 15, 16 nëntor dhe konstatuam parregullsitë dhe ndërkohë filloi punën grupi i auditit. Fillimi i punës së auditit i alarmoi pjesëtarët e këtij të cilën unë e kam cilësuar komploti i madh financiar. Këta janë të gjithë bashkëpunëtorë të Sali Berishës. U alarmuan dhe u vunë në lëvizje për të ndrequr, për të rregulluar, për të fshirë të gjitha paudhësitë e tyre. Pas kësaj u konstatuan 4.3 milionë deklarata të fshira, të cilat specialistët e auditit i konstatuan. Ka një moment që asgjë nuk fshihet dhe çdo gjë rikuperohet. U rikuperuan të gjitha të dhënat e fshira. Çështja është në hetim. Është i drejtë alarmi i drejtoreshës pasi është një skandal i tërë që në këtë sektor të veçantë, hyjnë persona të paautorizuar. Kjo është arsyeja që prokuroria ka filluar hetimet, të cilat nuk bëjnë fjalë vetëm për parregullsi dhe shpërdorime ndaj aparaturave të rëndësishme, aty është dëmtuar libri elektronik i cili fsheh miliona euro evazion fiskal.
A rikuperohen dot?
Të gjitha rikuperohen dhe të gjitha janë zbuluar. Do t’i hapim petët e byrekut. Por, ka një aspekt që çështja është në hetim dhe ne respektojmë ligjin dhe nuk do të flasim për hollësira. Është ngarkuar task-forca e Tiranës për ta hetuar, por nuk mund ta hetojë Shkëlzen Ternova këtë çështje. Duhet ta hetojnë ata që janë por që duhen mbështetur fort sepse janë nën presionin e politikës dhe Shkëlzenit. Këta kanë marrë videot e qendrës së survejimit të institucionit, i kanë prerë dhe kanë çuar tek Neës 24 atë pjesë tek hyj unë dhe pjesëtarët e auditit dhe lëviz drejtoresha e institucionit. Për këto televizione i prenë këto pamje, përse nuk i transmetuan, përse i manipuluan. Ky është një manipulim total. Çfarë janë këta që hyjnë? Ndërsa unë hyra i autorizuar së bashku me grupin e punës.
Çfarë po ndodh me hetimin e kësaj çështjeje? Çfarë përmban çanta ?
Nga ajo e vjetra kanë mbetur disa gjëra. Ajo i shërbeu kohës sepse pastroi politikën, faktorizoi LSI-në dhe personazhet kryesorë të saj dhe natyrisht bëri të mundur atë koalicion që fitoi edhe zgjedhjet.
Po kjo çantë çfarë përmban?
Kjo çantë ka në vija të përgjithshme komplotin financiar të Sali Berishës.
Kush e ka bërë komplotin, Sali berisha?
Direkt Sali berisha bashkë me bandën e tij financiare.
Ja keni çuar prokurorisë?
Ja ka çuar institucioni prokurorisë, dhe ne po presim prokurorinë të hetojë të tërë këtë komplot financiar, tërë këtë gropë qindra milionë dollarëshe evazion, vjedhje, shpërdorime para të taksa paguesve shqiptarë. Kjo ishte edhe arsyeja pse nuk u pranua komisioni hetimor, sepse çështjen po e heton prokuroria. Ne do mbështesim prokurorinë, por këtë gjë duhet ta bëjë edhe opozita, mos të nxjerrë video të manipuluara, duke futur në qorrsokak edhe televizione të nderuara.
Keni edhe video të tjera? Çfarë përfshihet në ato video?
I tërë komploti…
Z. Braho, sa ishin fshirë në total nga serverat, 4. 3 milion deklarata fiskale?
Ska rëndësi fshirja, por rëndësia e evazionit fiskal e cila shkon në qindra miliona euro.
Në videon e transmetuar në shikojmë disa persona të paautorizuar që futen në ambientet e brendshme. Si kanë hyrë ato persona pa dijeninë e drejtoreshës?
Janë bandë, dhe kanë tre vite që hyjnë e dalin ashtu. Që të hysh në ato ambiente, duhet të marrësh leje nga drejtoresha apo nga ministri. Por aty ishte han pa porta, i cili ishte lënë qëllimisht në mënyrë të pasiguruar, në mënyrë që të shpërndajnë përgjegjësinë.
Ju më thatë që keni edhe video të tjera, të cilat nuk tregojnë vetëm hyrje dalje, por edhe ndërhyrje…
Video nuk do të thotë vetëm filma, pamje nga hyrje-daljet. Video do të thotë edhe bilance financiare, ekonomike, etj. Kam edhe një video ku paraqet konferencën e shtypit të Sali Berishës bashkë me Rinald Ristën krah për krah.
Do i publikoni ndonjëherë ato video që ju dispononi?
Këto video janë marrë që andej dhe pretendon Rinald Rista që i ka dorëzuar në prokurori dhe nga prokuroria paskan vajtur nëpër televizione.
Këtë video që kemi ne, ja ka çuar institucioni prokurorisë?
Nuk kam informacion për këtë gjë… Ato që kam unë, di unë ku i çoj, dhe di unë ku lipsen..në momentin dhe në kohën e duhur.
Këtë video ju e keni?
Ka një specifikë për këto filmimet që bëjnë këto kamerat. Ato kanë një jetëgjatësi një muaj, dhe pas një muaji fshihen të tëra. Imagjino çfarë kanë instaluar ato… Ndërkohë që të tëra filmimet aty duhet ti rezistojnë jo një muaji, por një vit, dy vjet, sepse nëpërmjet asaj merret vesh kush hyn e kush del. Domethënë këto kamera duhet të kishin filmuar tre vjet rresht për të parë kush ka hyrë e kush ka dalë. Ne kemi vetëm tre muaj, dhe e dimë se kush ka hyrë e kush ka dalë. Pra kanë hyrë dy banditë, shokë të Rinald Ristës, dhe një i afërm i Sali Berishës.
Videot që ju dispononi, do i vini në dispozicion të prokurorisë, në rast se prokuroria do jua kërkojë?
Padyshim! Kjo video ka vlerë për prokurorinë.
Z. Braho ju jeni pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, çfarë ka bërë ky komision, çfarë i keni kërkuar SHISH?
Jo. Akoma sepse ne nuk kemi bindjen nëse ju i keni të sakta këto.
Ne nuk gënjejmë?
Do i dërgojmë letër televizionit tuaj në na i vejë në dispozicion të tëra materialet. E dyta, kryeministri i cili dhe ka parë emisionin tuaj, vë në lëvizje strukturën e tij dhe ti hetojë, ti ballafaqojë, ti verifikojë, dhe është ai që ka në varësi tërë këtë strukturë.
E ka kryeministri?
Kryeministri direkt, përsa i përket veprimtarisë konkrete bazuar në ligjin për SHISH-in. Pastaj, do të marrim materialin, do ta studiojmë, do ta vlerësojmë dhe hap pas hapi, siç përcakton dhe rregullorja e kuvendit do të veprojmë. Padyshim, nëse këto do të jenë të sakta ne do të veprojmë.
Një grumbullim i madh i këtij kontingjenti, në këtë institucion të rëndësishëm a përbën ndonjë rrezik kjo për sigurinë kombëtare?
Këto që keni transmetuar juve nuk përbëjnë as rrezik kombëtar as nxjerrje të sekretit shtetëror. A dëmtojnë punën nëse janë kështu? Padyshim që dëmtojnë punën. Nga ajo listë që lexoj unë janë marrë njerëz në kundërshtim me ligjin, pa pasur certifikatë sigurie, pa pasur shkollën dhe kursin përkatës, një kontingjent i anatemuar dhe për veprimtarinë e tij që i përket epokës famëkeqe të Gazidedes. Tani nuk penalizohet periudha 92-97 sepse në atë periudhë kishte dhe njerëz që punonin, por një pjesë e kthyen SHIK-un e atëhershëm në polici politike. Për fatin e keq dhe drejtuesi aktual i përket pikërisht asaj periudhe por politika e vendosi atje ku është sot. Nëse ka punuar keq apo mirë kjo do ti nënshtrohet një analize. Nëse ka shkelur ligjin ne do ta analizojmë. Marrëdhëniet dhe raportet tona kanë qenë normale si komision. Është thirrur ka raportuar herë pas herë. E ka shmangur komisionin në analizën që ka bërë si institucion para disa ditësh. Domethënë përfaqësues nga komisioni i sigurisë duhet të ishin prezent në atë analizë. Tashmë s’mund ta paragjykoj se dhe mund të ketë harruar por mund ta ketë bërë dhe me qëllim. Do bisedoj me të pse e ka bërë dhe në kuadrin e kësaj problematike që ngrini ju. Sepse kanë punuar në atë sistem edhe prokurorë, edhe gjyqtarë, edhe doktorë, edhe veterinerë. Secili në punën e tij i ka shërbyer atij sektori. Është e vërtetë që u thirrën në këto shërbime edhe ish-punonjës së Sigurimit të Shtetit. Por në relacionet që kanë shprehur shërbimet e huaja, të cilat ndiqnin nga afër punën e SHISH-it, i kanë vlerësuar për aftësitë profesionale. Domethënë këtyre punonjësve u është kërkuar përvoja e tyre profesionale në punët e zbulimit, punët operative. Një pjesë kanë punuar mirë, një pjesë u shfrytëzuan, një pjesë tashmë kanë dalë në pension, sepse i thonë gati 24 vjet që s’ka më Sigurim Shteti. Le të kujtojmë që në atë periudhën e fundit Sigurimi i Shtetit ishte shkrirë. Por le të mos merremi me këtë temë, sepse këto tetë vjet në pushtet nuk hapën dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Të gjitha këto video të transmetuara në televizion të emisionit ‘Alarm’, a nuk ju vënë disi në alarm që duhet t’i studioni këto çështje, madje të thërrisni edhe kreun e Shërbimit Informativ?
E sqaruam njëherë këtë çështje. Këtu nuk ka ndonjë alarm të madh. Këtu ka një situatë që ne e dimë shumë mirë. Për tetë vjet është shkatërruar shteti, janë shkatërruar institucionet. Ajo që ka ndodhur në tatim-taksa është Alfa, sepse kështu është edhe në Dogana, kështu është edhe në Hipoteka, kështu edhe kudo në institucionet e shtetit, kështu është në Ushtri, kështu është në Ministrinë e Brendshme. Domethënë një shtet i shpartalluar, të cilin mezi po e mbledhim këto muaj. Ne e njohim shumë mirë këtë situatë, kështu që jemi të angazhuar që ta normalizojmë situatën. Falënderoj median për kontributin në këtë çështje, por do doja të mos i shikonit këto gjëra si shfaqje, pasi këto janë çështje shumë të rëndësishme. E para, lidhet me sigurinë kombëtare financiare, që është element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare. E dyta, lidhet me sigurinë kombëtare që prevalon mbi gjithçka, një strukture, e cila është e ngarkuar me ligj të garantojë vendin nga terrorizmi, nga krimi, nga kontrabanda etj. Prandaj, duhet t’i shikojmë me qetësi këto gjëra.
A do ndërmerrni ju ndonjë nismë si Komision i Sigurisë? Sepse sot, nesër, pasnesër do të transmetohen materiale të tjera në emisionin ‘Alarm’?
Jua thashë, që këto që keni shfaqur ju këtu pas dy ditësh harrohen të tëra. Ne do bëjmë shkresat e nevojshme për të na i vënë në dispozicion të gjitha materialet që dispononi dhe pasi ju t’i sillni këto materiale, ne do t’i verifikojmë ato dhe është i detyruar të veprojë Komisioni i Sigurisë. Edhe kryeministri ka dijeni, është i shqetësuar, po i ndjek me vëmendje, ka angazhuar strukturat e tij. Madje kam marr vesh që disa persona të tjerë në SHISH po mundohen që të ndreqin këto të meta dhe shkelje që vijnë tek ju, por lënë gjurmë, sepse çdo krim lë gjurmë.
A mund të manipulohet dokumentacioni, z. Braho?
Manipulohen, por zbulohen. Spartak Braho është kudo ka të keqe, është kudo për të zbuluar dhe hetuar paudhësitë e ndryshme.
Gjithmonë me çantë me vete do jeni z. Braho?
Është një mjet, i cili siguron materialet. Rrimë me çantë, rrimë me libra, por ka mbetur kjo simbolika e çantës që nga çanta e parë.
A mendoni se Shërbimi Informativ Shtetëror do të reformohet pas një konsensusi gjithëpërfshirës në Kuvend? Pra, a duhet të kemi një konsensus të të gjithë politikës për të reformuar SHISH-in?
Reforma dhe reformimi i institucioneve është i domosdoshëm, jo vetëm për SHISH-in. Duhet parë linja si funksionon, eficienca që sjell zbatimi i këtij ligji. Kompetencat që ka aktualisht SHISH-i. Janë të plota apo s’janë të plota. Ashtu siç duhet reformuar i tërë sistemi i drejtësisë, sepse drejtësia është në krizë, të mos them, totale. Ashtu siç do duhen reformuar sektorë të tjerë të jetës politike, ekonomike. Jemi marrë javën e kaluar për reformën administrativo-territoriale për ta përmirësuar modernizimin territorial të vendit. Pra, do të bëjmë gjithçka për t’i mbërthyer mirë dërrasat e shtetit, sepse janë shqepur.
Po ta shohim në këto 23 vite, z. Braho, ju jeni prezent në këtë klasë politike, keni eksperiencë të mjaftueshme. Reformim kë quani ju, heqjen e një gjykatësi apo një prokurori të përgjithshëm dhe vendosjen e një tjetri apo një reformim tërësor të të gjithë sistemit?
Nuk janë bërë reforma shumicën e kësaj periudhe. Edhe ato reforma që u bënë katër-pesë vjet, erdhi Sali Berisha dhe i prishi prapë. Mazhoranca e sotme do t’i rregullojë. E ka marrë me seriozitet situatën, e di se ku do shkojë. Por, kjo është një çështje që do vendosmëri. Që do të thotë që duhet të merret me punë konkrete, me aksione konkrete. Ne po shikojmë që po lëviz edhe kryeministri, edhe ministrat, edhe kabineti, edhe strukturat e tjera ndërshtetërore. Pra, ka një zell, një dëshirë.
Për këtë reformë që po përgatitet për sistemin e drejtësisë, ju votat e nevojshme i keni, por a do kërkoni konsensusin edhe të opozitës?
Ata nuk kanë vullnet, duan të pengojnë çdo gjë. Kisha një lloj iluzioni, por Sali Berisha është kthyer në ’96-ën prapë. Më ngjall mallin e ’96-ës, por atëherë ishte i ri kurse tani është bërë plak i keq. Sikur nuk i ka lezet që të bëjë karagjozin në Kuvend e kudo qo del.
Z. Braho, flitet në media se ndoshta ju mund të jeni një emër potencial për postin e kryeprokurorit të vendit. Në rast se do t’ju ofrohej një gjë e tillë, ju do e pranonit?
Prokuror jam, edhe pa qenë. Është larg konceptit tim. Mënyra se si është organizuar Prokuroria nuk është në konceptin tim. Duhen ndryshime thelbësore, të cilat duan një vullnet shumë shumë të gjerë të politikës për t’i arritur. Duhen të zgjedhim modele me eficiente për Prokurorinë që ta lëmë rehat, të mos i bëjmë presion.
A keni ju një vlerësim për kryeprokurorin e vendit?
E vlerësoj si një djalë të zotin, me përvojë, por që trimi i mirë duhet të jetë me shokë shumë.
S’ka shokë po thoni ju?
Shokë ka, por edhe duhet t’i gjejë, duhet t’i qëmtojë. Dhe duhet të mos i ndërhyjë politika. Edhe Presidenti duhet ta mbështesë, të mos i vërë kushte që vër këtë apo vër atë.
Pse mund të ketë ndonjë kusht Presidenti?
Epo, nuk mund të vihet prokuror Shkëlzen Tërnova dhe të hetojë këtë çështje, e cila është çështje e shekullit. Ato që ka bërë Khodorkovksy në Rusi nuk janë asgjë para këtyre.
PD përmend “bllokun e Metës”, Strazimiri: Prokuroria të hetojë krimin tek Tatimet
Deshiron te laje m… me sh…ky Braho se u kap ne shkelje ligji te tatimet pasi nuk fut kush duart te serverat. Ky atje vajti per manipulim te serverave per interes partie e kete do ta mbuloje por nuk fshihet minarja ne thes or Braho.
ti I vodhe ato deklarata nga tatimet per tju bere presion bisnesit dhe per tju vene gjoba,sic dhe po ndodh,hyrja tende ne kete institucion eshte antikushtetuese dhe ti do pergjigjesh heret ose vne per kete ,ligjet per kete jane te egra ti nuk do ti shpetosh ligjit per kete do jesh ne pritje…….
Botojeni kete koment timin zoteri te gazetes se i ben mire edhe shtypit edhe demokracise
Duket se Braho e ka zbuluar komplotin serish…
Berisha tashme s’ka nga t’ja mbaj: do pranoj rezultatin e zgjedhjeve, madje do bej autoritike ne organizaten baze se e ka marre me qafe Ilir Meten kur ishin bashke ne qeverisje…
Taku ka gjetur ne Serverat dokumentet kunder Arben Priftit dhe keshtu do ta shfajesoj totalisht Meten.
Edhe Rama do ndjehet me mire: dalja e LSI-se si grup i virtytshem, e virgjeron Rilindjen…
Rrofshin serverat e rikthyer!
Braho-ma heq mallin e enverit plak kur kercnonte me burgje.e zun brahon me presh ne dore tash flet perqarte .burg brahos,mmetes,priftt dhe dihet kryehajnit rama e 32 cubat milonere.