Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka akuzuar me emër dhe mbiemër, sipas deklaratave që Tom Doshi i ka bërë në prani të Ilir Metës, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kunatin e tij, Agim Rama se kanë paguar 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit.
Deklarata e Brahos është bërë nga selia e Kuvendit.
“Me cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë para disa muajsh më është bërë e ditur nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta lidhur me pretendime e shprehura nga deputeti Tom Doshi se ai kishte patur informacion se po përgatitej një atentat ndaj tij dhe deputetit Mëhill Fufi, pasi persona të afërt me ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe më konkretisht kunati i tij Agim Rama, kishin ofruar shuma të konsiderueshme deri në 500 mijë euro për eliminimin fizik të tyre me qëllim destabilizimin politik të vendit duke synuar të fajësojnë për këtë akt Kryetarin e Kuvendit Meta.
Pasi u informova nga Meta për këtë çështje, u thirr Ministri i Brendshëm, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të cilët u vunë në dijeni për informacionin dhe bisedën e bërë nga Doshi dhe meqenëse kjo u vlerësua si një çështje që kishte të bënte jo vetëm me një akt kriminal, që po përgatitej, por edhe me shqetësimin se po vihej në rrezik jeta e deputetëve të mësipërm, ju kërkua atyre të zbardhej menjëherë kjo çështje si edhe të viheshin në mbrojtje të dy deputetët që pretendohej se ishin të rrezikuar për jetën.
Sot, pa komentuar deklaratat e ndryshme të deputetit Doshi të bëra në kohë të ndryshme sipas rrethanave dhe situatave politike, si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare kërkoj që faktet e pretenduara prej tij, qofshin ato video e gjithçka tjetër të cila në qoftë se nuk dorëzohen sa më parë të sekuestrohen nga Policia dhe Prokuroria, së bashku me personat e tjerë të implikuar në këtë çështje t’i denoncojë duke iu drejtuar organeve të drejtësisë për të hetuar vërtetësinë e tyre, për t’i zbardhur së më parë.
Ndërkohë i kërkoj përsëri Policisë së Shtetit të vijojë marrjen në mbrojtje të dy deputetëve Doshi e Fufi të kërcënuar për jetën, sipas z. Doshi.
Ky është një informim paraprak në respekt të opinionit publik dhe medias, pasi ne jemi këtu për të punuar në vazhdimësi së bashku”, tha Braho.
Akoma ska vdek ky super intrigant.Sa here qe hajduti Meta eshte ne hall nxjer kte kerme qe ta mbroj.Mjere Shqiperia kush e drejton.
Doli dhe baba Taku me deklaratat e tij. Sa here del ky me canten e zeze dicka e keqe ndodh ne kete vend, ky eshte ogurzi jo vetem per qeverine por per vendin ne teresi.
Dosh malesori po qe se i ka mbetur pak burreri te mbaje fjalen..ti shfaqe ne media ato xhirimet edhe ti lere denglat..pastaj te gjithe e dine qe ky eshte baroni i kuq nga shkodra..ky e kontrollon heroinen ne shqiperi ..me reference doshi..(duhet te jesh shume i forte te merresh me disa gjera o dosh)edhe ti deshmove qe sje nga ata..
qeni i negjmijes braho leh e leh sa te doji.ky bastard meriton vdekjen e jo deputetin APO sigurin kombtare.
Do te qe kurioze te behej nje konkurs, rrenash ne qeverine aleances se qelbesirave, se kush thote rrenat me te pacipa me te peshtira, me qesharake,etj,etj! Besoj se konkurenca do te ishte shume e forte, shepse shumica do te mundohej me mish e me shpirt tia kalonte tjrtrit ,per te arritur ne nivelin e rrenarrames.. Sepse tanime edhe ai qe nuk rrente shume e ka kuptuar se sa me shume te rrej qe me shume do ngjitet lart deri ne kryetar qeverie! Pse ?do arsyetoje ndonjeri a nuk rrejti e rrene edveri, sa here qe mer fryme? Dhe ja rezultati.. Por ka nje veshtiresi, se rrena e paftyresia e edverit kane hyre ne legjendat e paturpesise, dhe per tu bere legjende e rrenes, duhen sakrifica dhe mund i madh !!Megjithate mos u dekurajoni miq te dashur !Rren……..rreni…….rreni..
Braho ky relike e qelbur e diktatures akoma vegjeton, pasurohet, shpif, vazhdon me krenari te dhjere zakonin e vjetee dhe kulmi eshte se ka raste qe pretendon te shese moral… morali i tij ta shpif eshte si era e vezes se prishur.
nuk te beson njeri tani duhet ta kishe thene ne momentin qe duhej te zihej dhe te plasej ne burg,tani eshte genjeshter e ndyre…..
Eshte e tmerrshme qe kryetari i sigurise kombtare te R.SH eshte ky komunist zvarranik & specie ne zhdukje (kerkoj ndjese se nuk po gjej fjalen e duhur)……eshte edhe tragji-komike ku kryemashtruesi te shitet si njeriu qe perfaqeson sigurine………z. Tom DOSHI te mos terhiqet dhe t´ja nxjerri fundin kesaj shpifesire qe ka kap peng vendin TONE.
Siduket ata qe vrane Santon para bankes i kishin instruktuar qe ne rast se kapeshin te thonin na ka paguar kunati Berishes.
Si than kur vrane Santon,na vrane nje çun tirone e kur te vrisnin Tomen si do thonin na vrane nje çun shkodre