Aktualitet

Braimllari-Peleshit: S’do jesh deputet, braktise socialistët për interesa personale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:24 - 14/04/21 |
mapo.al

Kandidati i LSI për deputet në Korçë, Endrit Braimllari deklaron se Niko Peleshi nuk do të jetë më deputet pas 25 prillit. Duke iu drejtuar këtij të fundit, Braimllari thotë se edhe pak ditë edhe do ta tregojë qartë sesi drejtoritë së bashku me Peleshin, abuzojnë në emër të qytetarëve 





Në një postim në “Facebook” Braimllari shkruan se socialistët e ndershëm janë larguar nga Peleshi, duke e akuzuar se i ka braktisur për interesat e tij personale.


Statusi i Braimllarit





“Niko Peleshi, pa merak, duro dhe pak ditë se do ta bëj të qartë ty dhe gjithë Korçës, sesi drejtoritë e tu së bashku me ty abuzojnë në emër të qytetarëve.



Sa për shkrirjen e LSI, mos u shqetëso 😂


Ti nuk do jesh më deputet pas 25 Prillit, jo se e them unë, por se socialistët e ndershëm janë larguar prej teje se ti i braktise për interesat e tua personale.

Lexo edhe :  Mbyllet numërimi në Korçë, Ervin Salianji dhe Niko Peleshi më të votuarit

Ti vetëm i përdor njerëzit e ndershëm, ndaj në 25 Prill do marrësh një goditje spektakolare”, shkruan Braimllari.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas