Aktualitet

Braimllari thirrje SPAK: Hetoni mbi abuzimet e fondeve në Bashkinë e Maliqit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 23/01/21 |
mapo.al

Deputeti i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale mbi një skandal në qytetin e Maliqit.





Bëhet fjalë për kanalizimet e këtij qyteti, që sipas pamjeve, derdhen të gjitha në rrugë. Braimllari shprehet se në këtë investim të përfunduar vetëm disa muaj më parë është abuzuar me tenderat.


Endri Braimllari i ka bërë thirrje SPAK të hetojë mbi skandalin ndërkohë që i premton të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit aferat korruptive do të marrin fund.




Postimi i plotë:


SPAK të hetojë Bashkinë e Maliqit për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike. Bashkia Maliq mbytet nga ujërat e zeza në një investim i cili ka përfunduar vetëm para pak muajsh. Maliqi zhytet në varfëri dhe Rilindja abuzon në emër të qytetarëve. Me 25 prill merr fund kjo politike abuzuese, arrogante dhe aspak në shërbim të qytetarëve.


1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas