Aktualitet

Brataj: Njerëzit s’e besojnë, pasojat e infeksioneve të marra në qershor do t’i shohim në korrik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 02/07/20 |
mapo.al

I ftuar në “Reportilix” drejtori  i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se numri i shtuar i rasteve në javët e fundit, është si pasojë e hapjes në maj.


Ndërsa, pasojat e hapjes së qershorit do t’i shohim tani në muajin korrik.


Brataj ka theksuar se më e keqja e të gjithave është se njerëzit nuk e besojnë dhe nuk marrin asnjë masë. Edhe tani që është rritur mundësia e transmetimit, është rritur edhe pakujdesia dhe kjo ka bërë që të ketë më shumë të infektuar.


“Këto infeksione janë marrë në muajin maj, inkubacioni dhe sëmundshmëria është si pasojë e lirimit të masave në maj. Ndërsa hapjen e qershorit do ta shohim në korrik. E keqja më e madhe është se njerëzit nuk e besojnë dhe nuk marrin asnjë masë. Kjo është më keq, sepse vazhdohet edhe tani që është rritur mundësia e transmetimit dhe pakujdesia është rritur më shumë detyrimisht do të ketë më shumë të infektuar. Numri i të infektuarve e ka një përqindje të sëmurësh. Me ato që ne kishim bërë tek qendra kombëtare, mbi 30% e të infektuarve shndërroheshin në pacientë. Të themi në 1 mijë të infektuar do të kemi 300 pacientë. Nga këta 300 pacientë, 10-13 % përfundojnë në terapi intensive. Pra në 300, 35 do të përfundojnë në terapi intensive. Nga këta 2.2-2.3 % janë vdekshmëri”, tha Brataj



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas