Aktualitet

Masakër në Brazil, 50 të vdekur nga përplasja mes bandave në burg





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:43 - 29/07/19 |
mapo.al

Rreth 50 persona raportohet se kanë humbur jetën nga trazirat në një burg në Brazil, pas një përplasje mes bandave rivale. Ngjarja ka ndodhur në burgun Altamira në shtetin Pará, njoftojnë mediat vendase.


Zyrtarët njoftuan në një konferencë për shtyp se 16 të burgosur kishin humbur jetën nga asfiksia. Kjo pasi disa qelive iu ishte vënë flaka nga një grup rival. Shumë prej të burgosurve humbën jetën nga flakët dhe tymi i shkaktuar nga zjarri. Gjithashtu, të dënuarit morën peng edhe dy oficerë të burgut, duke i lënë të lirë më pas.


Në maj, 40 të dënuar u vranë në të njëjtën ditë në katër burgje të ndryshme në Manaus në shtetin Amazonas – një ditë pasi 15 të tjerë ishin vrarë nga përplasjet në qeli po në këtë burg.





Etiketa: , , , ,

Pas