Aktualitet

Brazili, epiqendër e re e koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 13/05/20 |
mapo.al

Numri i viktimave të Covid-19 në botë i tejkalon 290 mijë, sipas të dhënave të universitetit John Hopkins. Shtetet e Bashkuara kanë bilancin më të rëndë, të ndjekura nga Britania e Madhe, Italia, Franca e Spanja, por ndërsa vendet që ndjenë më shumë se të tjerat goditjen e pandemisë kanë filluar të marrin frymë më lirshëm, situata përkeqësohet në zona të tjera, të tilla si Amerika Latine.


Në më pak se 24 orë, infektimet e reja u rritën me 20 mijë raste, për një total prej gati gjysmë milioni të prekurish. Brazili është shndërruar në epiqendër të pandemisë në rajon, e në 24 orët e fundit një numër rekord prej 881 personash humbën jetën si pasojë e Covid-19. Kjo është shifra më e lartë që prej fillimit të pandemisë që deri më tani ka marrë mbi 12 mijë jetë njerëzish.


Megjithatë, mendohet se shifrat mund të jenë edhe më ta larta, për shkak të mungesës së testimeve në vend. Studiuesit ngrenë alarmin se Brazili po teston vetëm personat që u drejtohen spitaleve. Presidenti Jair Bolsonaro e ka minimizuar situatën, duke autorizuar rihapjen e aktivitetin ekonomik, edhe pse shumë guvernatorë po sfidojnë urdhrin.


Mendohet se përhapja e virusit do të përshpejtohet gjatë javëve të ardhshme dhe ekziston frika se sistemi shëndetësore nuk do ta përballojë dot fluksin e madh të shtrimeve.


Meksika raporton gjithashtu rritje të shifrave me mbi 4 mijë persona të vdekur. Në Venezuelë presidenti Nikolas Madura zgjat me një muaj kufizimet edhe në vend numërohen vetëm 423 raste dhe 10 të vdekur.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas