Dy ditë më parë kombëtarja e Brazilit i dha fund aventurës në botërorin e Rusi 2018, pas eleminimit nga Belgjika, e cila fitoi me rezultatin 2-1.
Sulmuesi brazilian Neymar, permes nje postimi të gjatë në rrjetet sociale, ka treguar se po kalon një moment te dhimbshem.
“Mund të them që ky është momenti më i dhimbshëm i karrierës time, sidomos pasi e dinim që i kishim të gjitha mundësitë dhe kualitetet për të fituar. Është shumë e vështirë për të gjetur forcat për të luajtur prap futboll por jam i sigurt që Zoti do më ndihmojë dhe do më japë fuqinë për t’u përballur me çdo gjë. Prandaj do të falenderoj Zotin edhe në humbje”, ka shkruar ndër të tjera Neymar në rrjetet sociale.