Aktualitet

Brazili ka 1,5 mln të infektuar me Covid-19, por prej 50 ditësh është pa ministër Shëndetësie!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 05/07/20 |
mapo.al

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazili është shteti i dytë me numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus. Pavarësisht këtij fakti, e shtuna ishte dita e 50 që ky shtet është pa ministër Shëndetësie.


Deri tani, më shumë se 1,5 milionë persona janë konfirmuar të prekur me koronavirus në Brazil, nga të cilët 63 mijë kanë ndërruar jetë.


Posti i ministrit të Shëndetësisë mbahet përkohësisht nga Gjenerali i Ushtrisë Eduardo Pazzuello, i cili nuk ka asnjë përvojë në mjekësi.


Më 15 maj, Nelson Teich u largua si ministër Shëndetësie, pasi kishte vetëm një muaj në detyrë. Edhe pse ai nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen e tij, përplasjet ishin të shumta me presidentin Jair Bolsonaro për rihapjen e vendit dhe përdorimin e klorokinës.


Para Nelson Teich, Ministria e Shëndetësisë në Brazil drejtohej nga Luiz Henrique Mandetta, i cili ishte mbështetës i distancimit social dhe i përdorimit të maskave, por u shkarkua nga Bolsonaro, i cili ka qenë kundër këtyre masave për të luftuar koronavirusin.


Etiketa: ,

Pas